عَنْ أَبٍي سَعِيدٍ الخُدْرِيَّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ:
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ جَلَسَ ذَاتَ يَوْمٍ عَلَى المِنْبَرِ وَجَلَسْنَا حَوْلَهُ، فَقَالَ: «إِنِّي مِمَّا أَخَافُ عَلَيْكُمْ مِنْ بَعْدِي، مَا يُفْتَحُ عَلَيْكُمْ مِنْ زَهْرَةِ الدُّنْيَا وَزِينَتِهَا» فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَوَيَأْتِي الخَيْرُ بِالشَّرِّ؟ فَسَكَتَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقِيلَ لَهُ: مَا شَأْنُكَ؟ تُكَلِّمُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلاَ يُكَلِّمُكَ؟ فَرَأَيْنَا أَنَّهُ يُنْزَلُ عَلَيْهِ؟ قَالَ: فَمَسَحَ عَنْهُ الرُّحَضَاءَ، فَقَالَ: «أَيْنَ السَّائِلُ؟» وَكَأَنَّهُ حَمِدَهُ، فَقَالَ: «إِنَّهُ لاَ يَأْتِي الخَيْرُ بِالشَّرِّ، وَإِنَّ مِمَّا يُنْبِتُ الرَّبِيعُ يَقْتُلُ أَوْ يُلِمُّ، إِلَّا آكِلَةَ الخَضْرَاءِ، أَكَلَتْ حَتَّى إِذَا امْتَدَّتْ خَاصِرَتَاهَا اسْتَقْبَلَتْ عَيْنَ الشَّمْسِ، فَثَلَطَتْ وَبَالَتْ، وَرَتَعَتْ، وَإِنَّ هَذَا المَالَ خَضِرَةٌ حُلْوَةٌ، فَنِعْمَ صَاحِبُ المُسْلِمِ مَا أَعْطَى مِنْهُ المِسْكِينَ وَاليَتِيمَ وَابْنَ السَّبِيلِ - أَوْ كَمَا قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ - وَإِنَّهُ مَنْ يَأْخُذُهُ بِغَيْرِ حَقِّهِ، كَالَّذِي يَأْكُلُ وَلاَ يَشْبَعُ، وَيَكُونُ شَهِيدًا عَلَيْهِ يَوْمَ القِيَامَةِ».
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 1465]
المزيــد ...
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Një ditë Profeti ﷺ u ul në minber, kurse ne përreth tij, e në atë rast tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen bukuritë dhe stolitë e dynjasë.” Njëri tha: “O i Dërguari i Allahut, e mira a mund ta sjellë të keqen?” Profeti ﷺ heshti, e atij (pyetësit) i thanë: “Ç'është puna jote, po i flet Profetit ﷺ, e ai nuk po ta kthen?” Pastaj vërejtëm se Profetit ﷺ po i zbriste shpallja. Pasi përfundoi, i fshiu djersët dhe pyeti: “Ku është pyetësi?” U duk sikur po e lavdëronte dhe tha: “E mira nuk e sjell të keqen, (dhënia pas grumbullimit të pasurisë së shumtë dëmton sikundërqë) gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që kullot bar të njomë; ajo ha bar të gjelbër, derisa i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze), bajgos lehtë urinon dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për syrin) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që ia jep nevojtarit, jetimit ose udhëtarit!” - Ose, sido që të ketë thënë Profeti ﷺ: - “Ai që merr pasuri padrejtësisht, është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të bëhet dëshmitare kundër tij.”
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 1465]
Një ditë, Profeti ﷺ u ul në minber, duke folur me shokët e tij dhe tha:
Ajo që më frikëson më së shumti për ju dhe që kam droje pas meje, është ajo që do t’ju zbulohet prej begative të tokës, shkëlqimit, stolisjes dhe kënaqësive të kësaj bote, dhe gjithçkaje që ajo përmban nga llojet e ndryshme të pasurisë, rrobave, të mbjellave dhe gjërave të tjera, me të cilat njerëzit krekosen për bukurinë e tyre, pavarësisht se janë të përkohshme.
Një burrë tha: "Shkëlqimi i kësaj bote është një begati nga Allahu, pra si mund të shndërrohet një begati e tillë në fatkeqësi dhe ndëshkim?!"
Njerëzit e qortuan pyetësin kur vunë re se Profeti ﷺ heshti, duke menduar se e kishte zemëruar.
Megjithatë, u bë e qartë se Profeti ﷺ po merrte shpallje, dhe pastaj filloi ta fshinte djersën nga balli i tij, me ç'rat tha: "Ku është pyetësi?"
-Ja ku jam, - tha ai.
Pastaj, e lavdëroi dhe e falënderoi Allahun dhe tha: "E mira e vërtetë nuk sjell veçse mirësi, por kjo lule (pasuria e kësaj bote) nuk është e mirë e pastër, për shkak të sprovës që sjell, konkurrencës dhe angazhimit me të, duke penguar njeriun nga përkushtimi i plotë për botën tjetër. Pastaj Profeti ﷺ përmendi një shembull dhe tha: "Me të vërtetë, bimësia pranverore dhe gjelbërimi i saj u pëlqen kafshëve, por ato mund të ngordhin nga teprimi në ngrënie për shkak të mbingopjes, ose të jenë pranë ngordhies, përveç atyre që kullosin me kujdes. Ato kullosin, derisa u mbushet barku në të dy anët, pastaj kthehen kah dielli dhe nxjerrin jashtë jashtëqitjet e tyre në formë të butë ose urinojnë, më pas e rikthejnë atë që kanë në stomakun e tyre, e përtypin dhe e gëlltitin, e pastaj fillojnë të kullosin përsëri.
Kjo pasuri është si një bimë e gjelbër dhe e ëmbël, e cila mund ta vrasë ose ta çojë dikë pranë vdekjes, nëse është e tepërt, përveç nëse merret në sasi të vogël, aq sa është e nevojshme, dhe përdoret vetëm për të plotësuar nevojat, në mënyrë të lejuar. Në këtë rast, ajo nuk shkakton dëm. Ajo mund të jetë një shoqëruese e mirë për muslimanin, nëse ai jep prej saj për nevojtarin, jetimin dhe udhëtarin. Kushdo që e merr atë me të drejtë, do të ketë bekim në të, por kushdo që e merr padrejtësisht, do të jetë si ai që ha dhe nuk ngopet kurrë, dhe ajo (pasuria) do të jetë dëshmi kundër tij në Ditën e Gjykimit.