عَنْ أَبِي مُوسَى رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَثَلُ الَّذِي يَذْكُرُ رَبَّهُ وَالَّذِي لاَ يَذْكُرُ رَبَّهُ، مَثَلُ الحَيِّ وَالمَيِّتِ»، ولفظ مسلم: «مَثَلُ الْبَيْتِ الَّذِي يُذْكَرُ اللهُ فِيهِ، وَالْبَيْتِ الَّذِي لَا يُذْكَرُ اللهُ فِيهِ، مَثَلُ الْحَيِّ وَالْمَيِّتِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6407]
المزيــد ...

Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.” Në versionin e Muslimit qëndron: “Shtëpia, në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpia, në të cilën nuk përmendet Allahu, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6407]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi dallimin mes atij që e përmend Allahun e Lartësuar dhe atij që nuk e përmend, duke e krahasuar këtë ndryshim me dallimin mes të gjallit dhe të vdekurit për nga dobia dhe pamja e mirë. Ai, që e përmend Zotin e tij, është si i gjalli, i zbukuruar nga drita e jetës në dukje dhe nga drita e diturisë në brendësi, dhe që sjell dobi. Ndërsa ai që nuk e përmend Allahun është si i vdekuri, i pavlerë në dukje dhe i shkatërruar në brendësi, pa asnjë dobi.
Po ashtu, shtëpia ku banorët e saj e përmendin Allahun përshkruhet si një shtëpi e gjallë, ndërsa ajo ku përmendja e Allahut mungon është një shtëpi e vdekur, për shkak të shkujdesjes së banorëve të saj ndaj përmendjes së Allahut. Përshkrimi i shtëpisë si e gjallë ose e vdekur ka për qëllim vetë banorët e saj.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për përmendjen e Allahut dhe paralajmërimi kundër neglizhencës ndaj saj.
  2. Përmendja e Allahut i jep shpirtit jetë, ashtu siç shpirti i jep trupit jetë.
  3. Nga udhëzimi i Profetit ﷺ ishte se jepte shembuj për ta përafruar kuptimin e asaj që thoshte.
  4. Neveviu ka thënë: "Kjo tregon pëlqyeshmërinë e përmendjes së Allahut të Lartësuar në shtëpi, dhe se ajo nuk duhet të jetë e zbrazët nga dhikri (përmendja e Allahut)."
  5. Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se të kesh një jetë të gjatë në nënshtrim ndaj Allahut është meritë, edhe nëse i vdekuri po shkon drejt një destinacioni më të mirë. Kjo sepse i gjalli do ta arrijë atë dhe do të ketë mundësinë të bëhet më i mirë se ai, përmes akteve të adhurimit që kryen."
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (46)