+ -

عَنْ يحيى بنِ عُمَارةَ المَازِنِيِّ قَالَ:
شَهِدْتُ عَمْرَو بْنَ أَبِي حَسَنٍ سَأَلَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ زَيْدٍ، عَنْ وُضُوءِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَدَعَا بِتَوْرٍ مِنْ مَاءٍ، فَتَوَضَّأَ لَهُمْ وُضُوءَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَأَكْفَأَ عَلَى يَدِهِ مِنَ التَّوْرِ، فَغَسَلَ يَدَيْهِ ثَلاَثًا، ثُمَّ أَدْخَلَ يَدَهُ فِي التَّوْرِ، فَمَضْمَضَ وَاسْتَنْشَقَ وَاسْتَنْثَرَ، ثَلاَثَ غَرَفَاتٍ، ثُمَّ أَدْخَلَ يَدَهُ فَغَسَلَ وَجْهَهُ ثَلاَثًا، ثُمَّ غَسَلَ يَدَيْهِ مَرَّتَيْنِ إِلَى المِرْفَقَيْنِ، ثُمَّ أَدْخَلَ يَدَهُ فَمَسَحَ رَأْسَهُ، فَأَقْبَلَ بِهِمَا وَأَدْبَرَ مَرَّةً وَاحِدَةً، ثُمَّ غَسَلَ رِجْلَيْهِ إِلَى الكَعْبَيْنِ.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 186]
المزيــد ...

Nga Jahja ibën Umare el-Mazini përcillet se ka thënë:
“Isha i pranishëm kur Amër ibn ebil-Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin rreth abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Sakaq Abdullahu kërkoi t’i sillnin një enë me ujë dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) Ai mori ujë nga ena dhe e hodhi në dorën e tij dhe i lau duart tri herë. Mandej ai e futi dorën e tij në enë dhe shpëlau gojën e pastroi hundën me tre grushta. Më pas, ai e futi përsëri dorën në enë dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj lau duart gjer te bërrylat dy herë. Pastaj e futi prapë dorën në enë dhe fërkoi kokën një herë, e nisi nga pjesa e parme dhe kaloi nga pjesa e pasme. Më pas, lau këmbët gjer te nyjet.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 186]

Shpjegimi

Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegoi mënyrën e abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!) duke marrë vetë abdes. Ai kërkoi t'i sillnin një enë të vogël me ujë. Ai e filloi abdesin me shuplakat e tij; e anoi enën nga njëra anë dhe hodhi ujë mbi shuplakat e tij dhe i lau ato tri herë jashtë enës. Pastaj ai e futi dorën në enë dhe mori tre grushta ujë dhe me secilin prej tyre shpëlau gojën dhe lau hundën. Pastaj ai mori ujë me grushta nga ena dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj mori përsëri ujë dhe lau duart deri te bërrylat, secilën nga dy herë. Mandej e futi dorën në enë dhe fërkoi kokën me të dyja duart; e nisi nga pjesa e përparme e kokës derisa arriti te pjesa e fillimit të qafës dhe më pas i ktheu duart aty ku e nisi në fillim. Pas kësaj lau këmbët bashkë me nyjat e këmbëve.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sjellja dhe veprat e mësuesit janë mënyra më e shpejtë për të kuptuar dhe për të përvetësuar dijen. Në këtë bën pjesë dhe mësimi përmes praktikës.
  2. Lejimi i larjes së disa gjymtyrëve tri herë dhe disa gjymtyrëve dy herë. Ndërsa larja një herë është e detyrueshme.
  3. Obligimi i ruajtjes së radhës midis gjymtyrëve të abdesit siç është cekur në hadith.
  4. Kufiri vertikal i fytyrës është; nga vendmbirja e zakonshme e flokëve e deri te pjesa e poshtme e mjekrës. Ndërsa horizontalisht është; nga njëri vesh te tjetri.