1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!

عَنْ أَنَسٍ رضي الله عنه قَالَ:
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ: «يَا مُقَلِّبَ القُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِكَ»، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ، آمَنَّا بِكَ وَبِمَا جِئْتَ بِهِ فَهَلْ تَخَافُ عَلَيْنَا؟ قَالَ: «نَعَمْ، إِنَّ القُلُوبَ بَيْنَ أُصْبُعَيْنِ مِنْ أَصَابِعِ اللهِ يُقَلِّبُهَا كَيْفَ يَشَاءُ».

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne të besuam dhe i besuam asaj me të cilën erdhe, a ke frikë për ne? - "Po. Vërtet zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dëshirojë", - iu përgjigj Profeti ﷺ.

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 2140

Shpjegimi

Lutja që më së shpeshti e bënte Profeti ﷺ ishte që Allahu ta bënte të qëndrueshëm në fe e në adhurim dhe ta largonte nga devijimi dhe humbja. Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte çuditur përse kaq shpesh Profeti ﷺ e thoshte këtë lutje, kështu që Profeti ﷺ i tregoi se zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dojë. Zemra është vendi i imanit dhe kufrit. Zemra është quajtur kësisoj (në arabisht el-kalb), për shkak të luhatjeve të saj të shpeshta. Ajo rrotullohet më shumë sesa vorba kur vlon në tenxhere: atij që dëshiron Allahu, ia vendos zemrën në udhëzim dhe e bën të qëndrueshëm në fe, e atij që dëshiron, ia largon zemrën nga udhëzimi drejt devijimit dhe humbjes.

Mësime nga hadithi

  1. Nënshtrimi i Profetit ﷺ ndaj Zotit dhe përgjërimi i tij ndaj Tij, si dhe udhëzimi i muslimanëve që ta lusin Atë me këtë lutje.
  2. Rëndësia e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit në fe dhe se në konsideratë merret përfundimi.
  3. Robi nuk mund të vetëmjaftohet as aq sa hap e mbyll sytë nga qëndrueshmëria që ia bën Allahu atij në Islam.
  4. Inkurajimi që kjo lutje të thuhet sa më shpesh, duke e ndjekur shembullin e Profetit ﷺ.
  5. Stabiliteti në Islam është begatia më e madhe, për të cilën duhet të përpiqet njeriu dhe ta falënderojë Zotin për të.

Shfaq përkthimet

53 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية