+ -

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رضي الله عنهما أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ قَالَ حِينَ يَسْمَعُ النِّدَاءَ: اللَّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ، وَالصَّلاَةِ القَائِمَةِ، آتِ مُحَمَّدًا الوَسِيلَةَ وَالفَضِيلَةَ، وَابْعَثْهُ مَقَامًا مَحْمُودًا الَّذِي وَعَدْتَهُ، حَلَّتْ لَهُ شَفَاعَتِي يَوْمَ القِيَامَةِ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 614]
المزيــد ...

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që, pasi ta dëgjojë ezanin, thotë: “Allahumme rabbe hadhihi davetit-tammeti ves-salatil kaimeti, ati Muhammedenil vesilete vel fadilete, veb athhu mekamen mahmudenil-ledhi veadtehu. (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe këtij namazi që po falet, jepja Muhamedit ndërmjetësimin dhe mirësinë. Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud, - të cilën ia ke premtuar), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 614]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se kushdo që thotë këtë lutje pasi ta përfundojë muezini ezanin:
"O Allah, Zot i kësaj thirrjeje", që janë fjalët e ezanit, me të cilat thirren njerëzit për të adhuruar Allahun dhe për të kryer namazin. "të përsosur", do të thotë të plotë, pra thirrja e teuhidit dhe e mesazhit hyjnor. "dhe këtij namazi që po falet", që është i vazhdueshëm dhe i afërt për t’u kryer. "...jepja Muhamedit ndërmjetësimin", që është pozita më e lartë në Xhenet, e cila nuk do t’i jepet askujt tjetër përveç tij ﷺ. "...dhe mirësinë", që është shkalla e epërsisë ndaj shkallëve të tjera të krijesave. "Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud", që i sjell lavdërim atij që qëndron aty, dhe që i referohet ndërmjetësimit të madh në Ditën e Gjykimit. " të cilën ia ke premtuar", me fjalën e Tënde: "Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar." (El Isra 79), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.
Kushdo që thotë këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Profetit ﷺ, dhe ajo me siguri do t’i jepet atij në Ditën e Gjykimit.

Mësime nga hadithi

  1. Ligjshmëria e kësaj lutjeje është pas përfundimit të përsëritjes pas muezinit, dhe kush nuk e dëgjon thirrjen, nuk e thotë atë.
  2. Vlera e të Dërguarit të Allahut ﷺ qëndron në faktin se atij iu dha ndërmjetësimi, mirësia, pozita e lartë, - Mekami Mahmud, dhe ndërmjetësimi i madh për ndarjen (gjykimin) mes krijesave.
  3. Pohimi i ndërmjetësimit për të Dërguarin e Allahut ﷺ, siç tregohet në fjalën e tij: "e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”
  4. Ndërmjetësimi i Profetit ﷺ do të jetë për ata që kanë bërë mëkate të mëdha nga umeti i tij, në mënyrë që të mos hyjnë në Zjarr, ose për ata që tashmë kanë hyrë në të që të nxirren prej tij, ose që të futen në Xhenet pa llogari, ose për ata që kanë hyrë në Xhenet që t’u ngrihen shkallët.
  5. Tibiu ka thënë: "Prej fillimit të ezanit e deri te fjala “Muhamedi është i Dërguari i Allahut” është thirrja e përsosur. “Hajalah” (thënia: Ejani në namaz, ejani në shpëtim) i referohet namazit, që do të falet, siç është në fjalën e Tij: "E kryejnë namazin." Është e mundshme që “namazi” të ketë kuptimin e lutjes dhe “el kaimed - që do të falet", nënkupton të qenët i vazhdueshëm. Sipas kësaj, fjala e tij “namazi që po falet” është një sqarim i thirrjes së përsosur. Është gjithashtu e mundshme që me “namazin” këtu të synohet namazi specifik dhe i vendosur për të cilin po bëhet thirrja në atë moment, dhe kjo është më e sakta."
  6. Muhelebi ka thënë: "Hadithi inkurajon lutjen në kohët e namazit, sepse është një gjendje kur shpresohet që lutjet të pranohen."
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Nepalisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet