1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre

عَنْ جَابِرٍ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِنَّ الشَّيْطَانَ قَدْ أَيِسَ أَنْ يَعْبُدَهُ الْمُصَلُّونَ فِي جَزِيرَةِ الْعَرَبِ، وَلَكِنْ فِي التَّحْرِيشِ بَيْنَهُمْ».

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
"Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2812

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se shejtani e ka humbur shpresën që besimtarët që falen në Gadishullin Arabik të kthehen në adhurimin e tij dhe t'i bëjë sexhde idhujve. Mirëpo, ai ende shpreson dhe vazhdon të përpiqet me ngulm për të mbjellë përçarje mes tyre, duke nxitur mosmarrëveshje, armiqësi, luftëra, trazira e të ngjashme.

Mësime nga hadithi

  1. Adhurimi i shejtanit bëhet përmes adhurimit të idhujve, sepse është ai që urdhëron dhe thërret në këtë. Argument për këtë janë fjalët e Allahut, ku flet për Ibrahimin (alejhi selam): "O babush, mos e adhuro shejtanin...!"
  2. Shejtani përpiqet të nxisë mosmarrëveshje, armiqësi, luftëra dhe trazira mes muslimanëve.
  3. Ndër dobitë e namazit në Islam është se ai ruan dashurinë mes muslimanëve dhe forcon lidhjet vëllazërore ndërmjet tyre.
  4. Namazi është adhurimi më i madh në Islam pas dy dëshmive të besimit, dhe për këtë arsye muslimanët quhen namazfalës.
  5. Gadishulli Arabik posedon karakterisitka që vendet e tjera nuk i posedojnë.
  6. Nëse thuhet se adhurimi i idhujve ka ndodhur në disa pjesë të Gadishullit Arabik, megjithëse Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik..." Atëherë përgjigjja është se fjalët e Profetit ﷺ tregojnë për dëshpërimin që ndjeu shejtani kur pa fitoret dhe njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe. Pra, hadithi tregon për mendimin dhe pritshmërinë e shejtanit, por ajo që ka ndodhur në realitet është ndryshe, për një urtësi të caktuar nga Allahu i Lartmadhërishëm.

Shfaq përkthimet

49 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية