1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

عَن أَبِي هُرَيْرَةَ رَضيَ اللهُ عنهُ عَنْ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ أَدْنَى مَقْعَدِ أَحَدِكُمْ مِنَ الْجَنَّةِ أَنْ يَقُولَ لَهُ: تَمَنَّ فَيَتَمَنَّى، وَيَتَمَنَّى، فَيَقُولُ لَهُ: هَلْ تَمَنَّيْتَ؟ فَيَقُولُ: نَعَمْ، فَيَقُولُ لَهُ: فَإِنَّ لَكَ مَا تَمَنَّيْتَ وَمِثْلَهُ مَعَهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Pozita më e ulët në Xhenet është kur i thuhet dikujt: “Kërko ç'të duash!” Dhe ai kërkon e kërkon, derisa t'i thuhet: “A përfundove së dëshiruari?” Ai thotë: “Po.” Atëherë i thuhet: “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 182

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se pozita më e ulët dhe niveli më i vogël për cilindo që hyn në Xhenet është se atij i thuhet: “Kërko ç'të duash!”, dhe ai do të kërkojë. Pastaj do t’i thuhet përsëri: “Kërko ç'të duash!”, derisa të mos mbetet asnjë dëshirë pa u përmendur. Më pas do t’i thuhet: “A përfundove së dëshiruari?” Ai do të përgjigjet: “Po.” Atëherë do t’i thuhet: “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

Mësime nga hadithi

  1. Banorët e Xhenetit kanë pozita të ndryshme.
  2. Në hadith del në pah bujaria madhështore e Allahut të Lartësuar.
  3. Begatitë e Xhenetit nuk kufizohen në diçka të caktuar, përkundrazi, besimtari do të gjejë në të gjithçka që dëshiron dhe ia ka ënda, si mirësi, dhunti dhe bujari nga Allahu i Lartësuar.

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية