+ -

عَنِ أَبِي مُوسَى رضي الله عنه، عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ كَانَ يَدْعُو بِهَذَا الدُّعَاءِ:
«رَبِّ اغْفِرْ لِي خَطِيئَتِي وَجَهْلِي، وَإِسْرَافِي فِي أَمْرِي كُلِّهِ، وَمَا أَنْتَ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي خَطَايَايَ، وَعَمْدِي وَجَهْلِي وَهَزْلِي، وَكُلُّ ذَلِكَ عِنْدِي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ، وَمَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ، أَنْتَ المُقَدِّمُ وَأَنْتَ المُؤَخِّرُ، وَأَنْتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6398]
المزيــد ...

Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Proofeti ﷺ lutej me këto fjalë:
“Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6398]

Shpjegimi

Një nga lutjet gjithëpërfshirëse të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte edhe kjo:
“O Zot, falma mëkatin tim, paditurinë time," dhe m'i fal gjërat që i kam bërë pa dituri.
"teprimin tim në çdo punë", mangësitë dhe tejkalimin e kufijve.
"dhe atë që Ti e di më mirë se unë!", pra, Ti o Allahu e di, e unë e kam harruar.
"O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim", pra, ato që i bëj qëllimisht dhe i di se janë mëkate.
"ato që i bëj me seriozitet dhe shaka" dhe gjithçka që ka dalë nga shakaja dhe çdo gjë që kam thënë në të dyja gjendjet.
"se të gjitha gjenden tek unë!", që do të thotë se përfshin të gjitha ato që u përmendën nga mëkatet dhe të metat.
"O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara", që i kam bërë më parë "dhe të tashmet", që do t'i bëj më pas.
"të fshehurat", që nuk i kam zbuluar "dhe ato që i kam shfaqur!", botërisht.
"Ti je i Pari dhe i Fundit", që e shtyn përpara atë që dëshiron nga krijesat e Tua drejt mëshirës Sate, duke i dhënë sukses drejt asaj që të kënaq Ty, dhe Ti e lë mbrapa atë që dëshiron prej tyre, duke e lënë të humbur. Askush nuk mund t'i shtyejë përpara gjërat që Ti i ke vonuar, sikundërqë askush nuk mund t'i vonojë ato që Ti e ke shtyrë përpara.
"Ti ke fuqi për çdo gjë", je i përsosur në fuqi, i plotë në vullnet, që bën gjithçka që dëshiron Vetë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e kësaj lutjeje dhe kujdesi për të, duke pasuar shembullin e Profetit. ﷺ
  2. Teprimi është i ndaluar dhe se ai që tepron është i ekspozuar ndaj ndëshkimit.
  3. Allahu i Lartësuar e njeh njeriun më mirë se vetë ai që e njeh veten, prandaj ai duhet t'ia lërë çështjen e tij Allahut, sepse mund të gabojë pa e kuptuar.
  4. Njeriu mund të merret në llogari për shakatë e tij, ashtu siç merret në llogari për seriozitetin e tij, prandaj duhet të jetë i kujdesshëm në shakatë që i bën.
  5. Ibn Haxher Askalaniu ka thënë: "Nuk kam gjetur në asnjë prej transmetimeve vendin se kur thuhet kjo lutje me këtë tekst, por pjesa më e madhe e saj ka ndodhur... ai e thoshte atë në namazin e natës. Po ashtu, është transmetuar se ai e thoshte në fund të namazit. Ka mospajtime në transmetime nëse e thoshte para selamit apo pas tij? Të dyja këto janë transmetuar."
  6. A gabonte Profeti ﷺ që të kërkonte falje? Është thënë se ai e thoshte këtë nga përulësia dhe për të ulur veten e tij, ose e konsideronte lënien e përsosmërisë dhe të veprës më të mirë, si akt mëkati. Gjithashtu, është thënë se ai e kishte për qëllim atë që mund të ndodhte nga harresa, ose ato që kishin ndodhur para profecisë. Disa thonë se istigfari (kërkimfalja) është një akt adhurimi që duhet kryer jo për kërkimfalje, por si formë e një akti të adhurimit. Po ashtu është thënë se kjo ishte një këshillë dhe mësim për umetin e tij, që të mos ndihen të sigurt dhe të mos e lënë istigfarin."
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet