1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«اللهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ رَاحَةً لِي مِنْ كُلِّ شَرٍّ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej:
“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2720

Shpjegimi

Profeti ﷺ bëri një lutje që përmbledh bazat e virtyteve të larta morale, për të cilat ai ishte dërguar për t’i përsosur. Në këtë lutje, ai kërkoi përmirësimin e fesë, jetës së kësaj bote dhe jetës së përtejme. Në këtë shprehje të shkurtër, ai u lut për të mirën e këtyre tri gjërave kryesore, duke filluar me përmirësimin e fesë, sepse përmes saj përmirësohet gjendja në të dy botët. Ai tha:
"O Allah, ma rregullo fetarinë time," duke më dhënë sukses në zbatimin e normave dhe rregullave të saj në mënyrën më të përkryer dhe më të plotë.
"...e cila është mbrojtja e çështjeve të mia" dhe ruajtësi i të gjitha punëve të mia. Nëse fetaria ime prishet, atëherë prishen edhe punët e mia, dhe unë dështoj e humbas. Dhe meqenëse përmirësimi i fesë së kërkuar nuk mund të plotësohet pa përmirësimin e kësaj bote, ai tha:
"...ma rregullo dynjanë time," duke më dhënë shëndet në trup dhe siguri, furnizim, bashkëshorte të mirë, pasardhës të ndershëm dhe gjithçka që më nevojitet, e që të jetë e lejuar dhe ndihmuese në bindjen ndaj Teje. Pastaj, ai përmendi arsyen për kërkesën e tij për rregullimin e kësaj dynjaje, duke thënë:
"...në të cilën jetoj", pra, aty ku e bëj jetesën dhe e kaloj jetën time.
"...dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj!" dhe do të jetë kthimi im për të të takuar, duke qenë kjo përmes përmirësimit të veprave, suksesit që Allahu ia jep robit për adhurim dhe sinqeritet dhe për të pasur një përfundim të mirë.
Profeti ﷺ e renditi botën e përtejme pas kësaj dynjaje, sepse e para është mjeti për të përmirësuar të dytën. Ai që jeton si duhet në këtë dynja, sipas asaj që dëshiron Allahu, atëherë bota e përtejme e tij do të jetë si duhet, dhe ai do të jetë i lumtur në të.
"...Jetën time" dhe jetëgjatësinë "...ma bëj shkak për shtim të veprave të mira", në të cilën shumëfishoj veprat e mira. "...kurse vdekjen" dhe përshpejtimin e saj "...ma bëj rehati nga çdo e keqe!”, qoftë sprovë, fatkeqësi, sprovim me gjynahe e pakujdesi dhe më çliro nga vështirësitë e dynjasë dhe shqetësimet e saj dhe ma mundëso arritjen e rehatisë.

Mësime nga hadithi

  1. Feja është gjëja më e rëndësishme; për këtë arsye, Profeti ﷺ e filloi lutjen me të.
  2. Feja është mbrojtje për njeriun, e cila e pengon atë nga çdo e keqe.
  3. Lutja për çështjet e kësaj dynjaje, për të përmirësuar fenë dhe botën e pastajme.
  4. Nuk urrehet të dëshirohet vdekja për shkak të frikës nga sprovimi në fe, ose të kërkohet prej Allahut vdekja si dëshmor.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية