عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه:
أَنَّ رَجُلًا قَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ إِنَّ لِي قَرَابَةً أَصِلُهُمْ وَيَقْطَعُونِي، وَأُحْسِنُ إِلَيْهِمْ وَيُسِيئُونَ إِلَيَّ، وَأَحْلُمُ عَنْهُمْ وَيَجْهَلُونَ عَلَيَّ، فَقَالَ: «لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُمُ الْمَلَّ وَلَا يَزَالُ مَعَكَ مِنَ اللهِ ظَهِيرٌ عَلَيْهِمْ مَا دُمْتَ عَلَى ذَلِكَ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2558]
المزيــد ...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam disa të afërm, me të cilët i mbaj lidhjet farefisnore, porse ata i shkëpusin me mua, pastaj unë sillem mirë me ta, kurse ata sillen keq me mua, si dhe unë jam i butë me ta, kurse ata janë arrogantë ndaj meje!” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2558]
Një burrë iu ankua Profetit ﷺ për disa të afërm dhe farefisin e tij, duke thënë se ai i trajton ata me mirësi, ndërsa ata e trajtojnë në mënyrë të kundërt. Ai i ruan lidhjet farefisnore dhe i viziton ata, por ata i ndërpresin lidhjet me të. Ai i trajton me mirësi dhe besnikëri, por ata e trajtojnë padrejtësisht dhe ashpër. Ai i duron dhe i fal ata, por ata janë të padurueshëm ndaj tij, ku kjo shfaqet në fjalët dhe veprimet e tyre të shëmtuara. A duhet ai të vazhdojë të mbajë lidhjet farefisnore me ta, pavarësisht nga kjo?
Profeti ﷺ i tha: Nëse çështja është siç e përmend ti, atëherë ti i poshtëron dhe i nënçmon ata përpara vetes së tyre, sikur po i ushqen me rërë të nxehtë, për shkak të mirësisë sate të madhe dhe sjelljes së tyre të shëmtuar. Ti do të vazhdosh të kesh një ndihmës nga Allahu kundër tyre, i cili do të largojë dëmin e tyre, për sa kohë që ti vazhdon të jesh i mirë me ta dhe për sa kohë ata të trajtojnë keq.