عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رضي الله عنه قَالَ:
كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَشَدَّ حَيَاءً مِنَ العَذْرَاءِ فِي خِدْرِهَا، فَإِذَا رَأَى شَيْئًا يَكْرَهُهُ عَرَفْنَاهُ فِي وَجْهِهِ.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6102]
المزيــد ...

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6102]

Shpjegimi

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ishte më i turpshëm se një vajzë e virgjër që nuk është martuar ende dhe nuk ka jetuar me burra, e cila është mbyllur në shtëpinë e saj. Për shkak të turpit të tij të madh, nëse urrente diçka, fytyra i ndryshonte dhe nuk fliste, por sahabët e kuptonin urrejtjen për atë gjë në fytyrën e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i turpit që e kishte Profeti ﷺ, i cili është virtyt madhor.
  2. Turpi i Profetit ﷺ ishte përderisa nuk shkeleshin dispozitat e fesë së Allahut, e, kur shkeleshin, Profeti ﷺ zemërohej dhe i urdhëronte e i ndalonte shokët e tij.
  3. Inkurajimi për të qenë i turpshëm, sepse e nxit shpirtin ta bëjë të bukurën dhe ta braktisë të shëmtuarën.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (51)