1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Atij që thotë: 'Raditu bil-lahi Rabben, ue bil-Islami dinen, ue bi Muhammedin rasulen' (Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si të Dërguar), i garantohet Xheneti.”

عَن أَبي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ قَالَ: رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا، وَجَبَتْ لَهُ الْجَنَّةُ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që thotë: 'Raditu bil-lahi Rabben, ue bil-Islami dinen, ue bi Muhammedin rasulen' (Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si të Dërguar), i garantohet Xheneti.”

Sahih Transmeton Ebu Davudi Suneni i Ebu Davudit - 1529

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se atij që thotë: “Jam i kënaqur me Allahun si Zot”, si i Adhuruar, Furnizues, Pronar, Sundues dhe Rregullues; “me Islamin”, me të gjitha dispozitat e tij, urdhrat dhe ndalesat; “si fe”, si besim dhe ligj përmes bindjes dhe dorëzimit; “dhe me Muhamedin si të Dërguar” dhe profet, me gjithçka me të cilën është dërguar dhe që na e ka përcjellë, i garantohet Xheneti.

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për ta thënë këtë lutje dhe sqarimi i shpërblimit që pason për të.
  2. Të jesh i kënaqur me Allahun si Zot, nënkupton që njeriu të mos adhurojë askënd tjetër përveç Allahut të Lartësuar.
  3. Të jesh i kënaqur me Muhamedin ﷺ si profet dhe i dërguar, nënkupton t'i bindesh dhe t'i nënshtrohesh Sunetit të tij.
  4. Të jesh i kënaqur me Islamin si fe, tregon kënaqësi me atë që Allahu ka zgjedhur për robërit e Tij.
  5. Është e pëlqyer që kjo lutje të thuhet pas dy dëshmive kur dëgjohet ezani, siç tregohet në transmetime të tjera.
  6. Është përmendur në një hadith tjetër se kjo lutje këshillohet të thuhet në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية