1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Një grup nga umeti im do të vazhdojnë të triumfojnë, derisa t'u vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë triumfues.”

عَنِ المُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لاَ يَزَالُ طَائِفَةٌ مِنْ أُمَّتِي ظَاهِرِينَ، حَتَّى يَأْتِيَهُمْ أَمْرُ اللَّهِ وَهُمْ ظَاهِرُونَ».

Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Një grup nga umeti im do të vazhdojnë të triumfojnë, derisa t'u vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë triumfues.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 7311

Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se do të mbetet gjithmonë një grup nga umeti i tij, që do të triumfojë mbi njerëzit, duke mbizotëruar mbi ata që i kundërshtojnë. Kjo do të vazhdojë, derisa të vijë urdhri i Allahut për marrjen e shpirtrave të tyre në fundin e kohës, para ardhjes së Kiametit.

Mësime nga hadithi

  1. Një mrekulli e qartë e Profetit ﷺ, pasi ky përshkrim, me mirësinë e Allahut, ka mbetur i vërtetë që nga koha e Profetit ﷺ e deri më sot, dhe do të vazhdojë derisa të ndodhë urdhri i Allahut i përmendur në hadith.
  2. Vlera e qëndrueshmërisë në të vërtetën, veprimi sipas saj dhe nxitja e të tjerëve drejt saj.
  3. Mbizotërimi e triumfimi i fesë është dy llojesh: njëri me anë të argumentit, qartësisë dhe shpjegimit, dhe tjetri me anë të forcës dhe fuqisë. Mbizotërimi me argument dhe qartësi mbetet gjithmonë, pasi argumenti i Islamit është Kurani, i cili është i qartë dhe triumfon mbi çdo gjë tjetër. Ndërsa lloji i dytë i mbizotërimit, përmes forcës dhe fuqisë, varet nga niveli i besimit dhe fuqizimit mbi tokë.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية