1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “A e dini se kush është i falimentuari?

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«أَتَدْرُونَ مَا الْمُفْلِسُ؟» قَالُوا: الْمُفْلِسُ فِينَا مَنْ لَا دِرْهَمَ لَهُ وَلَا مَتَاعَ، فَقَالَ: «إِنَّ الْمُفْلِسَ مِنْ أُمَّتِي يَأْتِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ بِصَلَاةٍ وَصِيَامٍ وَزَكَاةٍ، وَيَأْتِي قَدْ شَتَمَ هَذَا، وَقَذَفَ هَذَا، وَأَكَلَ مَالَ هَذَا، وَسَفَكَ دَمَ هَذَا، وَضَرَبَ هَذَا، فَيُعْطَى هَذَا مِنْ حَسَنَاتِهِ، وَهَذَا مِنْ حَسَنَاتِهِ، فَإِنْ فَنِيَتْ حَسَنَاتُهُ قَبْلَ أَنْ يُقْضَى مَا عَلَيْهِ أُخِذَ مِنْ خَطَايَاهُمْ فَطُرِحَتْ عَلَيْهِ، ثُمَّ طُرِحَ فِي النَّارِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A e dini se kush është i falimentuari?” Të pranishmit iu përgjigjën: "I falimentuari te ne është ai që nuk ka as dërhemë e as mall." Atëherë Profeti ﷺ tha: “I falimentuari nga umeti im është ai që vjen në Ditën e Kiametit me namaz, me agjërim dhe me zekat, mirëpo e ka ofenduar filanin, ka shpifur për filanin, e ka ngrënë pasurinë e filanit, ka derdhur gjakun e filanit dhe ka rrahur filanin. Rrjedhimisht, filanit do t'i jepen nga të mirat e këtij, atij tjetrit do t'i jepen nga të mirat e këtij, e, kur t'i harxhohen të mirat para se t'i lajë padrejtësitë ndaj tyre, atëherë do të merren mëkatet e tyre dhe do t'i hidhen këtij dhe më pas do të hidhet në Zjarr.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2581

Shpjegimi

Profeti ﷺ i pyeti shokët e tij: "A e dini se kush është i falimentuari?" Ata thanë: "I falimentuari në mesin tonë është ai që nuk ka pasuri e as mall." Kësisoj u tha Profeti ﷺ: "I falimentuari nga umeti im në Ditën e Kiametit është ai që bën vepra të mira, si: namazi, agjërimi dhe zekati dhe vjen, ndërsa dikë ka sharë dhe ka ofenduar, tjetrin e ka akuzuar në nder, të tretit ia ka ngrënë pasurinë dhe e ka mohuar këtë gjë, të pestit i ka derdhur gjakun dhe i ka bërë zullum, të gjashtin e ka rrahur dhe poshtëruar, kësisoj të shtypurit u jepen prej të mirave të tij. Andaj, nëse veprat e tij të mira shteren para se të eliminohen të drejtat dhe zullumet, të shtypurit do t'i hiqen mëkatet dhe do të vendosen në regjistrat e shtypësit (të falimentuarit), pastaj do të hidhet në Zjarr, ku nuk do t'i mbetet asnjë vepër e mirë.

Mësime nga hadithi

  1. Paralajmërimi për t'u shmangur nga rënia në harame, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me të drejtat materiale dhe morale të njerëzve.
  2. Të drejtat e njerëzve mes vete janë të bazuara në llogari dhe kërkesë të plotë të drejtësisë, ndërsa të drejtat e Krijuesit, përveç shirkut (idhujtarisë), janë të bazuara në falje.
  3. Përdorimi i metodës së bashkëbisedimit që ngjall kërshërinë e dëgjuesit, tërheq vëmendjen e tij dhe nxit interesimin e tij, veçanërisht në edukim dhe udhëzim.
  4. I falimentuari i vërtetë, sipas kuptimit islam, është ai njeri të cilit kundërshtarët e tij në Ditën e Gjykimit do t'ia marrin veprat e mira.
  5. Hakmarrja në botën tjetër mund t'i zhdukë të gjitha veprat e mira, aq sa të mos lërë asgjë prej tyre.
  6. Allahu i trajton njerëzit në bazë të drejtësisë dhe së vërtetës.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية