عَنْ عُثْمَانَ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَا مِنَ امْرِئٍ مُسْلِمٍ تَحْضُرُهُ صَلَاةٌ مَكْتُوبَةٌ فَيُحْسِنُ وُضُوءَهَا وَخُشُوعَهَا وَرُكُوعَهَا، إِلَّا كَانَتْ كَفَّارَةً لِمَا قَبْلَهَا مِنَ الذُّنُوبِ، مَا لَمْ يُؤْتِ كَبِيرَةً، وَذَلِكَ الدَّهْرَ كُلَّهُ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 228]
المزيــد ...

Nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) të thotë:
"Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 228]

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimani, i cili kur hyn koha e namazit të detyrueshëm, merr abdes me përpikëri dhe më pas qëndron i përulur gjatë faljes së namazit, duke i pasur të gjitha gjymtyrët të përkushtuara dhe të përqendruara te madhështia e Allahut, dhe duke i plotësuar veprimet e namazit, si: rukunë, sexhden dhe veprimet e tjera, atëherë ky namaz i shlyen mëkatet e tij të vogla që ka bërë më herët, për sa kohë që nuk vepron ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është e vazhdueshme gjatë gjithë kohës dhe në çdo namaz.

Mësime nga hadithi

  1. Namazi, i cili i shlyen mëkatet është ai në të cilin njeriu merr abdes në mënyrë të përsosur dhe i kryen veprimet me përulje, duke synuar kënaqësinë e Allahut.
  2. Vlera e vazhdimësisë në kryerjen e adhurimeve dhe se ato shërbejnë për faljen e mëkateve të vogla.
  3. Vlera e përsosjes së abdesit dhe e përsosjes së veprimeve të namazit me përulje.
  4. Rëndësia e shmangies së mëkateve të mëdha, për të përfituar falje për mëkatet e vogla.
  5. Mëkatet e mëdha falen vetëm me anë të pendimit.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (54)