عَنْ مَالِكِ بْنِ أَوْسِ بْنِ الْحَدَثَانِ أَنَّهُ قَالَ: أَقْبَلْتُ أَقُولُ مَنْ يَصْطَرِفُ الدَّرَاهِمَ؟ فَقَالَ طَلْحَةُ بْنُ عُبَيْدِ اللهِ وَهُوَ عِنْدَ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رضي الله عنهما: أَرِنَا ذَهَبَكَ، ثُمَّ ائْتِنَا، إِذَا جَاءَ خَادِمُنَا، نُعْطِكَ وَرِقَكَ، فَقَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: كَلَّا، وَاللهِ لَتُعْطِيَنَّهُ وَرِقَهُ، أَوْ لَتَرُدَّنَّ إِلَيْهِ ذَهَبَهُ، فَإِنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«الْوَرِقُ بِالذَّهَبِ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ، وَالْبُرُّ بِالْبُرِّ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ، وَالشَّعِيرُ بِالشَّعِيرِ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ، وَالتَّمْرُ بِالتَّمْرِ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ».
المزيد
Malik ibën Eus ibën Hadethani tregon: "Vajta te disa dhe u thashë: "Kush shet dërhemë?" Atëherë Talha ibën Ubejdullahu, i cili ishte tek Omer ibën Hatabi, tha: "Na e trego arin tënd (lëre këtu), pastaj eja te ne, që, kur të na vijë shërbëtori ynë, ta japim argjendin që të takon." Atëherë Omer ibën Hatabi tha: "Jo, assesi! Për Allahun, ose jepja argjendin në dorë, ose ktheja arin e vet, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Këmbimi i argjendit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë dhe këmbimi i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehen dorë me dorë.”