+ -

عن عبد الله بن مسعود رضي الله عنه قال:
عَلَّمَنَا رَسُوْلُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ خُطْبَةَ الحَاجَةِ: إِنَّ الحَمْدَ للهِ، نَسْتَعِيْنُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ، وَنَعُوْذُ بِهِ مِنْ شُرُوْرِ أَنْفُسِنَا، مَنْ يَهْدِ اللهُ فَلَا مُضِلَّ لَهُ، وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَا هَادِيَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا الله، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُوْلُهُ، {يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ والأرحام إن الله كان عليكم رقيبا} [النساء: 1]، {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ} [آل عمران: 102]، {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا (70) يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا} [الأحزاب:70 - 71].

[صحيح] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه والنسائي وأحمد] - [سنن أبي داود: 2118]
المزيــد ...

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
"I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësoi hytben që mund të thuhet në rast nevoje: "Lavdërimi i takon Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të veteve tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, dhe atë që Ai e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju." (En Nisa, 1) "O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!" (Ali Imran, 102) "O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore." (El Ahzab, 70-71)

[Ky hadith është sahih] - - [Suneni i Ebu Davudit - 2118]

Shpjegimi

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ua mësoi hutben që thuhet në raste nevoje, e cila thuhet në fillim të fjalimeve në hutbe dhe para ndonjë rasti të caktuar, siç është hutbeja e martesës, hutbeja e xhumasë dhe të tjera. Kjo hutbe ngërthen në vete kuptime madhështore, duke përfshirë shpjegimin e së drejtës së Allahut për të gjitha llojet e lavdërimeve, kërkimndihmën vetëm prej Tij, i Cili nuk ka ortak, mbulimin e gjynaheve, anashkalimin e tyre dhe kërkimin e strehimit tek Ai nga të gjitha të këqijat; të këqijat e vetes (shpirtit) dhe të tjera.
Pastaj Profeti ﷺ lajmëroi se udhëzimi është në dorën e Allahut, kështu që, këdo që udhëzon, nuk ka kush që mund ta humbë, si dhe këdo që Ai humb, nuk ka kush ta udhëzojë.
Më pas e përmendi dëshminë e monoteizmit se nuk ka zot të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshminë se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.
Në fund, ai e mbylli këtë hutbe me këto tri ajete, që përfshijnë urdhrin për t'iu frikësuar Allahut të Lartmadhëruar: duke i zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij, duke synuar kështu Fytyrën (kënaqësinë) e Allahut, dhe se shpërblimi për këdo që e bën këtë është se veprat dhe fjalët e tij do të përmirësohen, të këqijat do t'i fshihen, gjynahet do t'i falen dhe do të ketë jetë të këndshme në të dyja botët dhe do ta fitojë Xhenetin në Ditën e Kiametit.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Është e preferuar që me këtë hutbe të fillojnë: fjalimi i martesës, hutbet e xhumasë etj.
  2. Hutbeja duhet të përmbajë lavdërimin e Allahut, dy dëshmitë dhe disa ajete kuranore.
  3. Profeti ﷺ ua mësoi shokëve të tij atë që kishin nevojë rreth fesë së tyre.