1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”

عَنْ أبي سَعيدٍ الخُدريَّ رضي الله عنه قال: قال رسولُ الله صلَّى الله عليه وسلم ِ:
«إزْرَةُ المُسْلمِ إلى نصفِ السَّاق، وَلَا حَرَجَ -أو لا جُنَاحَ- فيما بينَهُ وبينَ الكعبينِ، وما كان أسفلَ منَ الكعبين فهو في النار، مَن جرَّ إزارَهُ بطرًا لم يَنْظُرِ اللهُ إليه».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 4093

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se izari (veshja që mbulon pjesën e poshtme të trupit të burrit) te burri musliman ka tri gjendje: Gjendja e parë: E rekomanduar (ar. mustehab): që izari të arrijë deri në gjysmën e kërcirit. Gjendja e dytë: E lejuar, pa qenë e qortuar: që të zgjatet më poshtë se kaq, deri te nyjat e këmbëve, të cilat janë dy kockat e dala te nyja, që janë ndërmjet kërcirit dhe shputës së këmbës. Gjendja e tretë: Haram (e ndaluar): që të zbresë poshtë nyjave të këmbëve, dhe ekziston frika që njeriu të ndëshkohet me Zjarr. E nëse vishet nga mendjemadhësia, mburrja dhe tejkalimi i kufijve, atëherë Allahu nuk do ta shikojë atë (me shikim mëshire).

Mësime nga hadithi

  1. Ky përshkrim dhe ky paralajmërim vlejnë posaçërisht për burrat. Sa u përket grave, ato përjashtohen nga kjo, sepse janë të urdhëruara ta mbulojnë tërë trupin e tyre.
  2. Çdo gjë që mbulon pjesën e poshtme të trupit të burrit quhet “izar”, siç janë: shallvaret (pantollonat), rrobat e gjata dhe veshje të ngjashme, dhe ato hyjnë nën dispozitat juridike të përmendura në këtë hadith.

Shfaq përkthimet

44 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
YO Yorùbá اليوروبا
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية