+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«كُلُّ أُمَّتِي مُعَافًى إِلَّا المُجَاهِرِينَ، وَإِنَّ مِنَ المُجَاهَرَةِ أَنْ يَعْمَلَ الرَّجُلُ بِاللَّيْلِ عَمَلًا، ثُمَّ يُصْبِحَ وَقَدْ سَتَرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ، فَيَقُولَ: يَا فُلاَنُ، عَمِلْتُ البَارِحَةَ كَذَا وَكَذَا، وَقَدْ بَاتَ يَسْتُرُهُ رَبُّهُ، وَيُصْبِحُ يَكْشِفُ سِتْرَ اللَّهِ عَنْهُ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6069]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6069]

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimanin mëkatar shpresohet që Allahu ta falë. Ndërsa ai që e publikon mëkatin me mburrje dhe me paturpësi, nuk e meriton faljen. Ky njeri e bën mëkatin natën dhe pasi ta ketë mbuluar Allahu, ai gdhihet dhe i tregon të tjerëve për mëkatin që ka bërë natën e kaluar. Pra, edhe pse Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Publikimi i mëkatit, pas mbulimit nga ana e Allahut të Madhëruar, është gjest i shëmtuar.
  2. Publikimi i mëkatit ndikon në përhapjen e paturpësisë midis besimtarëve.
  3. Atë që Allahu e mbulon në këtë jetë, do ta mbulojë dhe në jetën tjetër. Kjo është pjesë e mëshirës së gjerë që Allahu ka për robërit e Tij.
  4. Ai që sprovohet me ndonjë mëkat, duhet që ta mbulojë veten e tij dhe të pendohet tek Allahu i Madhëruar.
  5. Mëkati i publikimit të mëkateve në mënyrë të qëllimshme është i rëndë, pasi për shkak të tij publikuesit e privojnë veten e tyre nga falja.