+ -

عَنْ مَعْدَانَ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ الْيَعْمَرِيُّ قَالَ:
لَقِيتُ ثَوْبَانَ مَوْلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقُلْتُ: أَخْبِرْنِي بِعَمَلٍ أَعْمَلُهُ يُدْخِلُنِي اللهُ بِهِ الْجَنَّةَ؟ أَوْ قَالَ قُلْتُ: بِأَحَبِّ الْأَعْمَالِ إِلَى اللهِ، فَسَكَتَ. ثُمَّ سَأَلْتُهُ فَسَكَتَ. ثُمَّ سَأَلْتُهُ الثَّالِثَةَ فَقَالَ: سَأَلْتُ عَنْ ذَلِكَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «عَلَيْكَ بِكَثْرَةِ السُّجُودِ لِلَّهِ، فَإِنَّكَ لَا تَسْجُدُ لِلَّهِ سَجْدَةً، إِلَّا رَفَعَكَ اللهُ بِهَا دَرَجَةً، وَحَطَّ عَنْكَ بِهَا خَطِيئَةً» قَالَ مَعْدَانُ: ثُمَّ لَقِيتُ أَبَا الدَّرْدَاءِ فَسَأَلْتُهُ فَقَالَ لِي: مِثْلَ مَا قَالَ لِي: ثَوْبَانُ.

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 488]
المزيــد ...

Ma'dan ibn Ebu Talha Jameriu ka thënë:
"E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 488]

Shpjegimi

Profeti ﷺ është pyetur për veprat që janë shkak për hyrjen në Xhenet ose për veprat që janë më të dashura për Allahun.
Ai ﷺ i tha pyetësit: "Bëj sa më shumë sexhde në namaz, se, sa herë që t'i bësh sexhde Allahut, Ai të ngre një shkallë për shkak të saj dhe të fal një mëkat."

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi i muslimanit që të jetë i zellshëm në faljen e namazeve të detyrueshme dhe vullnetare, sepse namazet përmbajnë në vetvete sexhdet.
  2. Ky hadith nxjerr në pah përceptimin dhe dijen e sahabëve se Xheneti nuk mund të arrihet, - pas mëshirës së Allahut, - përveçse me punë.
  3. Sexhdja në namaz është nga shkaqet më të mëdha për ngritjen e shkallëve (në Xhenet) dhe faljen e mëkateve.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet