عَنْ مُصْعَبِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: رَأَى سَعْدٌ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ لَهُ فَضْلًا عَلَى مَنْ دُونَهُ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«هَلْ تُنْصَرُونَ وَتُرْزَقُونَ إِلَّا بِضُعَفَائِكُمْ».
[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 2896]
المزيــد ...
Musab ibn Sadi tregon: “Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e konsideronte veten më të privilegjuar kundrejt atyre që ishin më të dobët se ai. Por, Profeti ﷺ tha:
“Ju nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm si shkak i të dobëtëve nga mesi juaj?”
[Sahih] - [Transmeton Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 2896]
Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mendoi se kishte përparësi ndaj atyre që ishin më të dobët se ai, për shkak të trimërisë dhe cilësive të ngjashme. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "A mos vallë ju jepet fitorja dhe furnizimi veçse për shkak të të dobëtve tuaj, përmes lutjeve, namazit dhe sinqeritetit të tyre? Ata shpesh janë më të sinqertë në lutjet e tyre dhe më të përulur në adhurim, sepse zemrat e tyre janë të lira nga lidhja me stolitë e jetës së kësaj bote."