1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi

عن أُبيِّ بن كعبٍ رضي الله عنه قال:
صلَّى بنا رسولُ الله صلى الله عليه وسلم يومًا الصُّبحَ فقال: «أشاهِد فُلان؟» قالوا: لا، قال: «أشاهِدٌ فُلان؟» قالوا: لا، قال: «إنَّ هاتيَنِ الصَّلاتين أثقَلُ الصَّلَواتِ على المُنافقين، ولو تعلمون ما فيهما لأتيتُمُوهما ولو حَبْوًا على الرُّكب، وإن الصفَّ الأوّلَ على مِثلِ صَفِّ الملائكة، ولو عَلِمتُم ما فضيلتُه لابتَدَرتُموهُ، وإنّ صلاةَ الرجل مع الرجل أزكى من صلاتِه وحدَه، وصلاتَه مع الرجلَين أزكى من صلاتِه مع الرجل، وما كَثُرَ فهو أحبُّ إلى الله تعالى».

Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar:
“Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut dhe tha: “A është i pranishëm filani?” - Jo, - i thanë. Tha: “Po filani, është i pranishëm?” - Jo, - i thanë sërish. Atëherë tha: “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi. Safi i parë është si safi i melekëve. Sikur ta dinit vlerën e tij, do të garonit për ta zënë. Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i vlefshëm se namazi i vetëm; e namazi i tij me dy burra është më i vlefshëm se namazi me një burrë. Sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (ai namaz) për Allahun e Lartësuar.”

Sahih رواه أبو داود والنسائي وأحمد Suneni i Ebu Davudit - 554

Shpjegimi

Një ditë Profeti ﷺ e fali namazin e sabahut dhe pyeti: "A ishte filani i pranishëm me ne në këtë namaz?" Sahabët thanë: "Jo." Pastaj tha: A ishte i pranishëm filani? - një personit tjetër. Ata thanë: "Jo." Kështu, Profeti ﷺ tha: "Namazi i sabahut dhe i akshamit janë namazet më të vështira për hipokritët, sepse mbizotëron dembelizmi gjatë kryerjes së tyre dhe për shkak se nuk arrihet dëshira e njeriut që këtë vepër ta bëjë për ta parë të tjerët, meqë nuk mund të shihen në errësirë."
Sikur ta dinit, o besimtarë, shpërblimin shtesë që e arrini në namazin e sabahut dhe të jacisë, - sepse shpërblimi është në varësi të vështirësisë, - do të vinit për t'i kryer edhe zvarrë gjunjazi.
Rreshti i parë në afërsinë e tyre me imamin është si rreshti i melekëve në afërsinë e tyre me Allahun e Lartësuar. Sikur besimtarët ta dinin se çfarë vlere ka rreshti i parë, do të garonin për të. Namazi i një njeriu me një tjetër është më i madh në shpërblim dhe më me ndikim sesa namazi që e fal i vetëm, si dhe namazi i tij me dy njerëz të tjerë është më i mirë sesa me një njeri. Namazi në të cilin ka shumë namazfalës është më i dashur dhe më me vlerë tek Allahu.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ligjësuar që imami i xhamisë t'i kontrollojë gjendjet e namazfalësve dhe të pyesë për ata që nuk janë të pranishëm.
  2. Prej shenjave të imanit është që namazi me xhemat të falet në vazhdimësi, sidomos namazi i jacisë dhe sabahut.
  3. Shpërblimi i namazit të jacisë dhe të sabahut është i madh, për shkak të luftimit me veten dhe këmbënguljes në adhurim për t'i kryer ato, kështu që shpërblimi i tyre është më i madh se i të tjerëve.
  4. Namazi me xhemat arrihet me dy e më shumë persona.
  5. Sqarimi i vlerës së safit të parë dhe inkurajimi për të shpejtuar për të.
  6. Vlera e xhematit të shumtë, për faktin se, sa herë që xhemati shtohet, edhe shpërblimi është më i madh.
  7. Veprat e mira ndryshojnë në vlerë, në varësi se sa u ka dhënë vlerë feja dhe në varësi të rrethanave me të cilat karakterizohen ato.

Shfaq përkthimet

53 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية