1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e tyre.”

عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«خَيْرُكُمْ قَرْنِي، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ» قَالَ عِمْرَانُ: لاَ أَدْرِي أَذَكَرَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بَعْدُ قَرْنَيْنِ أَوْ ثَلاَثَةً، قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «إِنَّ بَعْدَكُمْ قَوْمًا يَخُونُونَ وَلاَ يُؤْتَمَنُونَ، وَيَشْهَدُونَ وَلاَ يُسْتَشْهَدُونَ، وَيَنْذِرُونَ وَلاَ يَفُونَ، وَيَظْهَرُ فِيهِمُ السِّمَنُ».

Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e tyre.” Nuk di nëse Profeti ﷺ i ka përmendur dy apo tri gjenerata pas tij. Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “Pas jush do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë, që dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet, zotohen, por nuk e përmbushin zotimin, si dhe mbipesha do të jetë e përhapur në mesin e tyre.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2651

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se gjenerata më e mirë e njerëzve, që jetojnë në të njëjtën kohë, është gjenerata e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe e sahabëve të tij. Pastaj vijnë ata që i pasuan ata prej besimtarëve, të cilët i takuan sahabët, por nuk e takuan të Dërguarin e Allahut. Pastaj vijnë ata që i pasuan ata, pasuesit e tabi’inëve. Sahabiu hezitoi në përmendjen, nëse edhe gjenerata e katërt përfshihej apo jo. Pastaj Profeti ﷺ tha: "Pas tyre do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u besohet, që dëshmojnë para se t’u kërkohet dëshmia, që bëjnë zotime, por nuk i përmbushin, dhe që teprojnë në ushqim e pije, derisa mbipesha të përhapet në mesin e tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Gjenerata dhe brezi më i mirë në të gjithë historinë e botës, është gjenerata në të cilin jetoi Profeti ﷺ dhe sahabët e tij. Në sahihun e Buhariut shënohet se Profeti ﷺ ka thënë: “Jam përzgjedhur nga më të mirët e bijve të Ademit, gjeneratë pas gjenerate, derisa kam përfunduar në gjeneratën time.”
  2. Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith tregon se sahabët janë më të mirë se tabi’inët, dhe tabi’inët janë më të mirë se pasuesit e tabi’inëve. Mirëpo, a ka të bëjë kjo epërsi me gjeneratën si tërësi apo me individët? Kjo është çështje diskutimi, por shumica e dijetarëve anojnë kah e dyta."
  3. Kjo i referohet domosdoshmërisë së kapjes fort pas rrugës së tre brezave të parë, pasi ata që ishin më afër kohës së profecisë dhe janë më të denjë për meritë, dije dhe për t’u ndjekur në pasimin e udhëzimit të Profetit ﷺ.
  4. Zotimi është detyrimi që një person i ngarkuar me përgjegjësi fetare ia ngarkon vetes për të kryer një adhurim që nuk është bërë detyrim nga Ligjvënësi, i shprehur me çdo fjalë që tregon këtë qëllim.
  5. Dënimi i tradhtisë, i mosplotësimit të zotimeve dhe i lidhjes pas jetës së kësaj bote.
  6. Dënimi i dhënies së dëshmisë pa u kërkuar ajo, nëse poseduesi i së drejtës është në dijeni për të. Mirëpo, nëse ai nuk është në dijeni, atëherë kjo hyn nën fjalën e Profetit ﷺ: “A t'ju tregoj cili është dëshmitari më i mirë? Ai që e sjell dëshminë ende pa ia kërkuar atë.” (Shënon Muslimi)

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية