1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«يَا أَبَا سَعِيدٍ، مَنْ رَضِيَ بِاللهِ رَبًّا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا، وَبِمُحَمَّدٍ نَبِيًّا، وَجَبَتْ لَهُ الْجَنَّةُ»، فَعَجِبَ لَهَا أَبُو سَعِيدٍ، فَقَالَ: أَعِدْهَا عَلَيَّ يَا رَسُولَ اللهِ، فَفَعَلَ، ثُمَّ قَالَ: «وَأُخْرَى يُرْفَعُ بِهَا الْعَبْدُ مِائَةَ دَرَجَةٍ فِي الْجَنَّةِ، مَا بَيْنَ كُلِّ دَرَجَتَيْنِ كَمَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ»، قَالَ: وَمَا هِيَ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: «الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللهِ، الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللهِ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”- Përsëritma edhe një herë, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Seidi, i mahnitur nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy shkallëve është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1884

Shpjegimi

Profeti ﷺ e njoftoi Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se kush beson në Allahun dhe është i kënaqur me Të për Zot, Hyj, Sundues, Zotërues dhe Urdhërues të tij; e pranon Islamin si fe, duke iu nënshtruar dhe dorëzuar plotësisht të gjitha urdhrave dhe ndalesave të tij; dhe e pranon Muhamedin ﷺ si Profet në gjithçka me të cilën është dërguar dhe që ka përcjellë: atij i është bërë i sigurt Xheneti. Kjo e mahniti Ebu Seidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prandaj tha: “Ma përsërit, o i Dërguari i Allahut.” Kësisoj Profeti ﷺ ia përsëriti. Pastaj Profeti ﷺ i tha: “Kam edhe një veçori tjetër, me të cilën Allahu e ngre robin njëqind shkallë në Xhenet; distanca mes çdo dy shkallëve është sa mes qiellit dhe Tokës.” Ebu Seidi tha: “Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?” Ai ﷺ tha: “Xhihadi (lufta) në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut.”

Mësime nga hadithi

  1. Ndër shkaqet e hyrjes në Xhenet është të kënaqurit me Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Muhamedin ﷺ si pejgamber.
  2. Theksohet rëndësia e kryerjes së xhihadit në rrugën e Allahut të Lartësuar.
  3. Tregohet pozita e lartë e muxhahidit (luftëtarit) në Xhenet.
  4. Në Xhenet ka shkallë dhe grada të panumërta, e prej tyre janë njëqind shkallë të veçanta për muxhahidët.
  5. Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ kishin dashuri të madhe për njohjen e së mirës, rrugëve të saj dhe shkaqeve që çojnë tek ajo.

Shfaq përkthimet

44 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية