عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ مَسْعُودٍ رَضيَ اللهُ عنهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ كَانَ يَقُولُ:
«اللهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْهُدَى وَالتُّقَى، وَالْعَفَافَ وَالْغِنَى».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2721]
المزيــد ...

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte:
“O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”

[Sahih] - [Transmeton Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2721]

Shpjegimi

Ndër lutjet e Profetit ﷺ ishte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin", domethënë rrugën e drejtë për ta njohur të vërtetën dhe për ta jetësuar. "Devotshmërinë", domethënë përmbajtjen ndaj urdhrave dhe shmangien nga ndalesat. "Dëlirësinë", domethënë largimin nga ajo që është e ndaluar ose e papërshtatshme, qoftë në fjalë apo vepra. "Dhe vetëmjaftueshmërinë", domethënë të qenët i pavarur nga nevoja për të tjerët dhe të mos ketë nevojë për askënd përveç Zotit të tij të Lartësuar.

Mësime nga hadithi

  1. Fisnikëria e këtyre cilësive: udhëzimit, devotshmërisë, dëlirësisë dhe vetëmjaftueshmëria, si dhe nxitja për t’i përvetësuar ato.
  2. Profeti ﷺ nuk mund t’i sjellë vetes dobi apo dëm, pasi e gjithë kjo është në dorën e Allahut të Lartësuar.
  3. Ai që posedon fuqinë për të sjellë dobi, dëm dhe udhëzim për krijesat është vetëm Allahu; jo ndonjë melek i privilegjuar, as ndonjë profet i dërguar dhe as kushdo tjetër.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (43)