+ -

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المؤمنين رضي الله عنها أَنَّ فَاطِمَةَ بِنْتَ أَبِي حُبَيْشٍ سَأَلَتِ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَتْ:
إِنِّي أُسْتَحَاضُ فَلاَ أَطْهُرُ، أَفَأَدَعُ الصَّلاَةَ؟ فَقَالَ: «لَا، إِنَّ ذَلِكِ عِرْقٌ، وَلَكِنْ دَعِي الصَّلاَةَ قَدْرَ الأَيَّامِ الَّتِي كُنْتِ تَحِيضِينَ فِيهَا، ثُمَّ اغْتَسِلِي وَصَلِّي».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 325]
المزيــد ...

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatime bint Hubejshi e pyeti Pejgamberin ﷺ:
"Kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?" Profeti ﷺ tha: “Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet më parë, pastaj laju dhe falu.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 325]

Shpjegimi

Fatime bint Hubejshi e pyeti Profetinﷺ dhe i tha: "Gjakrrjedhja ime nuk po ndalet dhe vazhdon edhe kur nuk jam me menstruacione, a e merr kjo gjendje vendimin fetar sikur për menstruacione, e kësisoj gjatë kësaj periudhe ta lë namazin?" Profeti ﷺ i tha: "Ai është gjak i istihadës (gjakrrjedhje e çrregullt - hemorragji); gjak patologjik që rezulton nga ndërprerja e gjakrrjedhjes në mitër dhe nuk është gjak menstrual. Nëse vjen koha e menstruacioneve gjatë së cilës ke pasur menstruacione sipas zakonit tënd mujor, para se të sëmuresh me gjakrrjedhje të çrregullt, atëherë gjatë kësaj kohe lëre namazin, agjërimin dhe gjërat e tjera që femra me menstruacione pengohet t'i bëjë në kohën e menstruacioneve. Kur të kalojë kjo periudhë e të jesh pastruar nga menstruacionet, atëherë pastroje vendin e gjakut, e pastaj laje plotësisht trupin tënd, që ta largosh kështu papastërtinë kuptimore (ar. hadeth), e më pas falu.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Femra e ka obligim të pastrohet tërësisht kur t'i mbarojnë ditët e menstruacioneve.
  2. Femra që ka gjakrrjedhje të çrregullt e ka obligim ta falë namazin.
  3. Menstruacionet janë gjak i natyrshëm që lëshohet nga mitra përmes vulvës (organit të jashtëm) të një gruaje të rritur dhe vjen tek ajo në ditë të caktuara.
  4. Gjaku i çrregullt (ar. el-Istihada) është rrjedhje e gjakut afër fundit të mitrës jo në kohë të vet.
  5. Dallimi midis gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të çrregullt është se gjaku i menstruacioneve është i zi, i trashë dhe ka erë të keqe, ndërsa gjaku i çrregullt është i kuq, i hollë dhe nuk ka erë të keqe.
Më shumë