عَنْ عَلِيٍّ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ مُكَاتَبًا جَاءَهُ، فَقَالَ: إِنِّي قَدْ عَجَزْتُ عَنْ مُكَاتَبَتِي فَأَعِنِّي، قَالَ: أَلاَ أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ عَلَّمَنِيهِنَّ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، لَوْ كَانَ عَلَيْكَ مِثْلُ جَبَلِ صِيرٍ دَيْنًا أَدَّاهُ اللَّهُ عَنْكَ، قَالَ:
«قُلْ: اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلاَلِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ».
المزيد
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se një mukateb (robi që ka lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet) erdhi tek ai dhe i tha: "Nuk kam mundur ta përmbush marrëveshjen time të mukatebes, prandaj më ndihmo." Ai tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe një borxh sa mali i Sirit, Allahu do ta shlyente atë për ty." Ai tha:
"Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"