1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi

عَنْ جَابِرٍ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ مِنْ أَحَبِّكُمْ إِلَيَّ وَأَقْرَبِكُمْ مِنِّي مَجْلِسًا يَوْمَ القِيَامَةِ أَحَاسِنَكُمْ أَخْلاَقًا، وَإِنَّ أَبْغَضَكُمْ إِلَيَّ وَأَبْعَدَكُمْ مِنِّي مَجْلِسًا يَوْمَ القِيَامَةِ الثَّرْثَارُونَ وَالمُتَشَدِّقُونَ وَالمُتَفَيْهِقُونَ»، قَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ، قَدْ عَلِمْنَا الثَّرْثَارُونَ وَالمُتَشَدِّقُونَ فَمَا الْمُتَفَيْهِقُونَ؟ قَالَ: «الْمُتَكَبِّرُونَ».

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi, kurse më i urryeri prej jush tek unë dhe më i largëti nga unë në kuvend në Ditën e Gjykimit, janë llomotitësit, llafazanët dhe mutefejhikunët. Thanë: "E dimë cilët janë llomotitësit e llafazanët, po mutefejhikunët cilët janë?" Ai u përgjigj: "Mendjemëdhenjtë.”

Sahih Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 2018

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se besimtarët më të dashur tek ai në këtë botë dhe më të afërmit me të në kuvend në Ditën e Gjykimit janë më të moralshmit. Po ashtu, ai ka sqaruar se më të urryerit tek ai në këtë botë dhe më të largëtit nga ai në kuvend në Ditën e Gjykimit janë ata me moralin më të keq, llomotitësit. Ata që flasin shumë dhe pa nevojë, duke devijuar nga e vërteta. Llafazanët, -ata që zgjerohen në të folur për t’u dukur elokuentë dhe për ta madhëruar fjalën e tyre, pa kujdes dhe pa përmbajtje dhe mutefejhikunët. Ata thanë: "E dimë cilët janë llomotitësit e llafazanët, po mutefejhikunët cilët janë?" Ai u përgjigj: “Janë mendjemëdhenjtë, të cilët i përqeshin të tjerët, e zgjerojnë të folurin dhe ‘hapin gojën’ me të.”

Mësime nga hadithi

  1. Morali i mirë është ndër shkaqet për të fituar dashurinë e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe për të qenë afër tij Ditën e Gjykimit, ndërsa morali i keq ka efektin e kundërt.
  2. Morali i mirë është ndër mjetet që njerëzit ta duan njëri-tjetrin, ndërsa morali i keq ka ndikimin e kundërt.
  3. Inkurajimi për të përvetësuar moral të mirë dhe për të qenë modestë, si dhe tërheqja e vërejtjes se duhet shmangur nga ashpërsia dhe shtirja.
  4. Paralajmërim nga të folurit me teprim, mendjemadhësi, mburrje dhe shtirje.

Shfaq përkthimet

44 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية