+ -

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما:
أَنَّ نَبِيَّ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَقُولُ عِنْدَ الْكَرْبِ: «لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَرَبُّ الْأَرْضِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 2730]
المزيــد ...

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se,
kur Profeti ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi, ve rabbul arshil kerim - S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 2730]

Shpjegimi

Profeti ﷺ e thoshte këtë në kohë vështirësie dhe shqetësimi të madh: "La ilahe il-lallah" - Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, "El Adhim", - "të Madhit" në pozitë, Atij që ka pozitë madhështore në qenien, cilësitë dhe veprat e Tij. "El Halim", - "të Butit", i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e mëkatarëve, përkundrazi e vonon atë, dhe mund ta falë, edhe pse është i aftë për ta ndëshkuar, sepse Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. "la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim“ - " S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh", Krijuesit të Arshit të Madh. "la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi“ - "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës", Krijuesit të tyre, dhe Krijuesit, Sunduesit, Rregulluesit dhe Organizuesit të gjithçkaje që gjendet në to, sipas dëshirës së Tij. "ve rabul arshil kerim“ - "dhe Zotit të Arshit fisnik,” Krijuesit të Arshit fisnik.

Mësime nga hadithi

  1. Domosdoshmëria e kthimit tek Allahu me lutje kur godasin fatkeqësitë dhe vështirësitë.
  2. Është e pëlqyeshme të thuhet ky dhikër (përmendje e Allahut) në kohë vështirësie.
  3. Arshi (Froni) i të Gjithmëshirshmit, mbi të cilin Allahu i Lartmadhëruar është ngritur, është krijesa më e lartë, më e madhe dhe më madhështore. Profeti ﷺ e përshkroi atë si të madh dhe fisnik.
  4. Ai i përmendi posaçërisht qiejt dhe Tokën, sepse janë prej krijesave më të mëdha të dukshme.
  5. Tibiu ka thënë: "Profeti ﷺ e nisi këtë lavdërim me përmendjen e Zotit, për t’iu përshtatur largimit të vështirësisë, sepse kjo tregon përkujdesje hyjnore. Në të përfshihet edhe “Tehlili” (thënia: La ilahe il-lallah), që shpreh teuhidin (monoteizmin) dhe është themeli i çdo madhërimi hyjnor. Gjithashtu përfshin madhështinë, e cila tregon fuqinë e plotë, dhe butësinë (durimin), e cila tregon për dije, sepse nga një i paditur nuk mund të imagjinohet as durim e as bujari, të cilat janë baza e cilësive fisnike."
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Nepalisht Darisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet