1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رضي الله عنه أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِذَا رَأَى أَحَدُكُمُ الرُّؤْيَا يُحِبُّهَا فَإِنَّهَا مِنَ اللَّهِ، فَلْيَحْمَدِ اللَّهَ عَلَيْهَا وَلْيُحَدِّثْ بِهَا، وَإِذَا رَأَى غَيْرَ ذَلِكَ مِمَّا يَكْرَهُ، فَإِنَّمَا هِيَ مِنَ الشَّيْطَانِ، فَلْيَسْتَعِذْ مِنْ شَرِّهَا، وَلاَ يَذْكُرْهَا لِأَحَدٍ، فَإِنَّهَا لَنْ تَضُرَّهُ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 7045

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrra e mirë dhe e gëzueshme në gjumë është nga Allahu dhe ka udhëzuar që njeriu ta lavdërojë Allahun për të dhe ta tregojë atë. Ndërsa, nëse sheh diçka që e urren dhe e pikëllon, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe të mos ia tregojë askujt, sepse ajo nuk do ta dëmtojë, pasi Allahu e ka bërë fshehjen e saj një mjet mbrojtjeje nga dëmi që mund të vijë prej saj.

Mësime nga hadithi

  1. Llojet e ëndrrave: 1- Ëndrra e mirë. Kjo është një ëndërr e vërtetë dhe një lajm i gëzueshëm nga Allahu, që njeriu e sheh ose që i tregohet atij nga dikush, që ka parë diçka për të. 2- Vetëpërsiatje. Kjo është diçka për të cilën njeriu mendon dhe flet me veten e tij gjatë zgjimit. 3- Ëndërr djallëzore. Përpjekjet e djallit për ta trishtuar, frikësuar dhe tmerruar njeriun, duke e bërë të përjetojë pikëllim.
  2. Bazuar në atë që është përmendur rreth llojeve të ëndrrave të mira, njeriu duhet të bëjë tri gjëra: Ta lavdërojë Allahun për të, ta marrë si sihariq dhe t'ua tregojë vetëm atyre që i do, jo atyre që nuk i pëlqen.
  3. Bazuar në atë që është përmendur rreth edukatës rreth ëndrrave të papëlqyera, njeriu duhet t'i bëjë pesë gjëra: të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nga e keqja e shejtanit, të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë sapo të zgjohet, të mos ia tregojë askujt, dhe nëse dëshiron të flejë përsëri, të shtrihet në anën tjetër, dhe ajo nuk do ta dëmtojë.
  4. Ibn Haxheri ka thënë: "Urtësia është se, nëse dikush ia tregon ëndrrën e mirë dikujt, që nuk e do, ai mund t’ia interpretojë atë në një mënyrë që nuk i pëlqen, qoftë nga urrejtja apo zilia, dhe ajo mund të ndodhë ashtu siç është interpretuar, ose ai mund ta fusë veten në pikëllim dhe mërzi për shkak të saj. Prandaj, njeriu është urdhëruar që të mos ia tregojë ëndrrën e tij të mirë atyre që nuk i do."
  5. Lavëdrimi i Allahut për begatitë dhe dhuntitë e Tij, pasi kjo është shkak që ato të vazhdojnë.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية