عن جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، قَالَ:
كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُعَلِّمُنَا الِاسْتِخَارَةَ فِي الْأُمُورِ كَمَا يُعَلِّمُنَا السُّورَةَ مِنَ الْقُرْآنِ، يَقُولُ: «إِذَا هَمَّ أَحَدُكُمْ بِالْأَمْرِ فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ مِنْ غَيْرِ الْفَرِيضَةِ، ثُمَّ لِيَقُلِ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ الْعَظِيمِ، فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلَا أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلَا أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ خَيْرٌ لِي فِي دِينِي، وَمَعَاشِي، وَعَاقِبَةِ أَمْرِي» أَوْ قَالَ: «عَاجِلِ أَمْرِي وَآجِلِهِ، فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي» أَوْ قَالَ: «فِي عَاجِلِ أَمْرِي وَآجِلِهِ، فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ، وَاقْدُرْ لِي الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي» قَالَ: «وَيُسَمِّي حَاجَتَه».
[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 1162]
المزيــد ...
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësonte namazin e istihares për çdo gjë, siç na mësonte ndonjë sure kuranore. Ai thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahumme inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve Ente al-lamul gujub. Allahumme, in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, fakdurhu li. Ve in kunte talemu enne hadhel emre sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, - fasrifhu anni vesrifni anhu vakdur lije elhajre hajthu kane thumme erdini bihi - 'O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di, kurse unë nuk di. Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë. E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij.”
[Sahih] - [Transmeton Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 1162]
Kur muslimani dëshiron të ndërmarrë një çështje, për të cilën nuk e di se cili është veprimi i drejtë, atëherë për të është e ligjshme të falë namazin e istihares. Profeti ﷺ ua mësonte këtë namaz shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), ashtu siç ua mësonte ndonjë sure kuranore. Ai fal dy rekate, jo nga namazi farz (obligativ), pastaj i lutet Allahut duke thënë: “O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi”, duke kërkuar sukses në zgjedhjen e asaj që është më e mirë nga dy mundësitë; dituri kjo, e cila është e gjerë dhe përfshin gjithçka. “...me fuqinë Tënde kërkoj mundësi!”, që të më bësh të aftë, pasi unë nuk kam as fuqi e as forcë përveçse përmes Teje, sepse asgjë nuk i shpëton pushtetit Tënd. “Kërkoj të mirat e Tua të shumta", dhe nga bamirësia Jote e gjerë, sepse mirësia është dhuratë prej Teje dhe askush nuk ka të drejtë mbi asnjë mirësi nga Ti. "...sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam." Ti ke mundësi për çdo gjë, ndërsa unë jam i dobët dhe i pafuqishëm dhe nuk jam i aftë për asgjë, përveçse me ndihmën Tënde. "Ti di, kurse unë nuk di." Ti di me dijen Tënde gjithëpërfshirëse, që përfshin të fshehtën dhe të dukshmen, të mirën dhe të keqen, ndërsa unë nuk di asgjë përveçse me udhëzimin dhe suksesin Tënd. "Ti i di fshehtësitë." Sepse Ti posedon dijen e plotë dhe pushtetin vendimtar, ndërsa askush nuk ka dije apo fuqi përveç asaj që Ti cakton ose dhuron. Pastaj muslimani i lutet Zotit të tij dhe e emërton nevojën që ka, duke thënë: "O Allah, unë çështjen time ta kam dorëzuar Ty. Nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, në dijen Tënde, "dhe e parashtron nevojën e tij..." -, si për shembull: blerjen e kësaj shtëpie, blerjen e kësaj makine, martesën me këtë grua, apo diçka tjetër... Nëse kjo çështje ka pararendur në dijen Tënde se është "e mirë për mua, për fenë", e cila është mbrojtja e çështjes sime, "jetën", time në këtë botë "dhe të ardhmen time", pra, për atë se si do të përfundojë kjo punë dhe çfarë do të rrjedhë prej saj. Ose ka thënë: "të tashmen dhe të ardhmen", në këtë botë dhe në tjetrën; "ma mundëso këtë", dhe realizoje për mua. "ma lehtëso, e më pas më beko në të" dhe m'i shto të mirat! "E, nëse e di", o Allah, "se kjo punë", për të cilën kërkova udhëzim "është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” me të gjitha caktimet e Tua, qofshin ato që i dua apo që i urrej.