+ -

عن تَميم الداري رضي الله عنه، قال: سمعتُ رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«‌لَيَبْلُغَنَّ ‌هَذَا الأَمْرُ مَا بَلَغَ اللَّيْلُ وَالنَّهَارُ، وَلَا يَتْرُكُ اللهُ بَيْتَ مَدَرٍ وَلَا وَبَرٍ إِلَّا أَدْخَلَهُ اللهُ هَذَا الدِّينَ، بِعِزِّ عَزِيزٍ أَوْ بِذُلِّ ذَلِيلٍ، عِزًّا يُعِزُّ اللهُ بِهِ الإِسْلَامَ، وَذُلًّا يُذِلُّ اللهُ بِهِ الكُفْرَ» وَكَانَ تَمِيمٌ الدَّارِيُّ يَقُولُ: قَدْ عَرَفْتُ ذَلِكَ فِي أَهْلِ بَيْتِي، لَقَدْ أَصَابَ مَنْ أَسْلَمَ مِنْهُمُ الْخَيْرُ وَالشَّرَفُ وَالْعِزُّ، وَلَقَدْ أَصَابَ مَنْ كَانَ مِنْهُمْ كَافِرًا الذُّلُّ وَالصَّغَارُ وَالْجِزْيَةُ.

[صحيح] - [رواه أحمد] - [مسند أحمد: 16957]
المزيــد ...

Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe; me krenarinë e krenarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e nënçmon kufrin(mosbesimin)." Temim Dariu thoshte: "Këtë e vura re te familjarët e mi. Ata që u bënë muslimanë u begatuan mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, u nënçmuan, poshtëruan dhe paguan xhizjen (taksën vjetore)."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Ahmedi] - [Musnedi i Ahmedit - 16957]

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith tregon se kjo fe do të përhapet në të gjitha anët e botës, kështu që kjo fe do të arrijë në çdo vend ku arrin nata dhe dita. Allahu i Lartësuar nuk do të lërë shtëpi në qytete, fshatra e shkretëtirë pa e futur këtë fe. Kushdo që e pranon këtë fe dhe e beson, do të nderohet me krenarinë e Islamit. Kushdo që e refuzon atë dhe e mohon, do të poshtërohet dhe do të jetë i nënçmuar.
Pastaj sahabiu, Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se këtë çfarë i kishte thënë i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte vënë re te familjarët e vet. Atyre që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që ishin jobeismtarë, u nënçmuan, u poshtëruan dhe i paguajtën muslimanëve xhizjen (taksën vjetore).

Mësime nga hadithi

  1. Sihariq për muslimanët se feja e tyre do të përhapet në të gjitha anët e botës.
  2. Krenaria është për Islamin dhe muslimanët, ndërsa poshtërimi është për mosbesimin dhe mosbesimtarët.
  3. Në këtë hadith pohohet një prej profecive të të Dërguarit ﷺ, sepse ajo që ai tregoi ndodhi mu ashtu siç tha.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet