1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”

عَنْ أَبِي الْجَعْدِ الضَّمْرِيِّ رَضيَ اللهُ عنهُ، وَكَانَتْ لَهُ صُحْبَةٌ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ تَرَكَ ثَلَاثَ جُمَعٍ تَهَاوُنًا بِهَا طَبَعَ اللَّهُ عَلَى قَلْبِهِ».

Ebu Xha'd Damriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e kishte shoqëruar Profetin, transmetoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”

Sahih رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد Suneni i Ebu Davudit - 1052

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë, duke sqaruar se atij që i lë tri xhuma nga përtacia dhe neglizhenca, pa ndonjë arsye të vlefshme, Allahu do t'ia vulosë dhe t'ia mbulojë zemrën, duke e penguar që e mira të arrijë tek ajo.

Mësime nga hadithi

  1. Ibn Mundhiru ka përcjellë konsensusin e dijetarëve se namazi i Xhumasë është detyrë individuale (ar. farz ajn).
  2. Ky hadith përmban kërcënim për atë që e lë Xhumanë nga neglizhenca, se Allahu do t’ia vulosë zemrën.
  3. Ky kërcënim nuk e përfshin atë që e lë Xhumanë për ndonjë arsye të vlefshme.
  4. Sheukaniu ka thënë: "Sa i përket fjalës së tij: “tri xhuma”, kjo mund të nënkuptojë lënien e Xhumasë në çfarëdo forme, qoftë njëra pas tjetrës apo me ndërprerje, edhe sikur të linte një xhuma çdo vit. Pas herës së tretë, Allahu i Lartësuar do t’ia vuloste zemrën, sipas kuptimit të dukshëm të hadithit. Gjithashtu, mund të nënkuptojë (nëse lihen) tri xhuma radhazi."

Shfaq përkthimet

34 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية