1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”

عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ أُمِّ المؤْمنينَ رَضيَ اللهُ عنها أَنَّهَا قَالَتْ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ:
«مَا مِنْ مُسْلِمٍ تُصِيبُهُ مُصِيبَةٌ فَيَقُولُ مَا أَمَرَهُ اللهُ: {إِنَّا لِلهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ} [البقرة: 156]، اللَّهُمَّ أْجُرْنِي فِي مُصِيبَتِي، وَأَخْلِفْ لِي خَيْرًا مِنْهَا، إِلَّا أَخْلَفَ اللهُ لَهُ خَيْرًا مِنْهَا»، قَالَتْ: فَلَمَّا مَاتَ أَبُو سَلَمَةَ قُلْتُ: أَيُّ الْمُسْلِمِينَ خَيْرٌ مِنْ أَبِي سَلَمَةَ؟ أَوَّلُ بَيْتٍ هَاجَرَ إِلَى رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم، ثُمَّ إِنِّي قُلْتُهَا، فَأَخْلَفَ اللهُ لِي رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم.

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që bëri hixhret tek i Dërguari i Allahut ﷺ?!” Megjithatë, unë e thashë atë lutje, kështu që Allahu ma zëvendësoi me të Dërguarin e Tij ﷺ.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 918

Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Nuk ka asnjë musliman që goditet nga një fatkeqësi e pastaj thotë atë që Allahu e ka udhëzuar të thotë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma jep shpërblimin për durimin, dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë! Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo tha: "Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: "Kush nga muslimanët mund të jetë më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që emigroi te i Dërguari i Allahut ﷺ? Pastaj e thashë këtë lutje me ndihmën e Allahut, dhe Allahu ma zëvendësoi atë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ishte më i mirë se Ebu Seleme."

Mësime nga hadithi

  1. Urdhri për të bërë durim në kohë fatkeqësie dhe për të mos shfaqur pakënaqësi.
  2. Drejtimi tek Allahu me lutje gjatë vështirësive, sepse vetëm Ai jep zëvendësim.
  3. Besimtari medoemos duhet t'i përmbahet urdhrit të Profetit ﷺ, edhe nëse urtësia e atij urdhri nuk i është bërë e qartë.
  4. E gjithë e mira qëndron në bindjen e besimtarit ndaj urdhrit të Profetit ﷺ.

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية