1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”

عن عبد الله بن عُمر وأبي هريرة رضي الله عنهما أنهما سمعا رسول الله صلى الله عليه وسلم، يقول على أعواد منبره:
«لَيَنْتَهِيَنَّ أَقْوَامٌ عَنْ وَدْعِهِمُ الْجُمُعَاتِ أَوْ لَيَخْتِمَنَّ اللهُ عَلَى قُلُوبِهِمْ، ثُمَّ لَيَكُونُنَّ مِنَ الْغَافِلِينَ».

Abdullah ibn Omeri dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ, teksa ishte në shkallët e minberit, tha:
“Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 865

Shpjegimi

Profeti, ﷺ teksa ishte në minber, paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë dhe mungesës në të pa arsye, nga neglizhenca dhe përtacia, përndryshe Allahu do t’ua vulosë zemrat, do t’i mbulojë ato dhe do të vendosë mbi to një pengesë që i ndalon nga ndjekja e së vërtetës. Pastaj ata do të bëhen prej të shkujdesurve ndaj shkaqeve të së mirës, me shpirtra që largohen nga adhurimet.

Mësime nga hadithi

  1. Paralajmërimi i rreptë kundër mosmarrjes pjesë në namazin e Xhumasë dhe se kjo bën pjesë në mëkatet e mëdha.
  2. Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se namazi i Xhumasë është detyrim individual (ar. farz ajn)."
  3. Ligjshmëria e përdorimit të minberit për mbajtjen e hutbes.
  4. Sindiu ka thënë: "Kuptimi është se njëra nga dy gjërat do të ndodhë patjetër: ose do të heqin dorë nga braktisja e namazit të Xhumasë, ose Allahu i Lartësuar do t’ua vulosë zemrat. Vazhdimi i braktisjes së namazit të Xhumasë bën që zemra të mbulohet nga ndryshku dhe shpirtrat ta humbin dëshirën për akte të adhurimit."
  5. Predikuesi dhe këshilluesi duhet të përmbahet nga përmendja e emrave të atyre që dëshiron t’i këshillojë, sepse kjo mënyrë është më e përshtatshme për pranimin e këshillës dhe zbatimin e urdhrave.

Shfaq përkthimet

34 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية