عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنَّ أَوَّلَ زُمْرَةٍ يَدْخُلُونَ الجَنَّةَ عَلَى صُورَةِ القَمَرِ لَيْلَةَ البَدْرِ، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ عَلَى أَشَدِّ كَوْكَبٍ دُرِّيٍّ فِي السَّمَاءِ إِضَاءَةً، لاَ يَبُولُونَ وَلاَ يَتَغَوَّطُونَ، وَلاَ يَتْفِلُونَ وَلاَ يَمْتَخِطُونَ، أَمْشَاطُهُمُ الذَّهَبُ، وَرَشْحُهُمُ المِسْكُ، وَمَجَامِرُهُمْ الأَلُوَّةُ الأَنْجُوجُ، عُودُ الطِّيبِ وَأَزْوَاجُهُمُ الحُورُ العِينُ، عَلَى خَلْقِ رَجُلٍ وَاحِدٍ، عَلَى صُورَةِ أَبِيهِمْ آدَمَ، سِتُّونَ ذِرَاعًا فِي السَّمَاءِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 3327]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell. Aty as urinojnë, as kryejnë nevoja fiziologjike, as pështyjnë e as u rrjedhin hundët. Krehërit i kanë të artë, djersët e tyre janë prej myshku, ndërsa materiali i parfumit të tyre është bima e Aloes. Gratë e tyre janë hyritë sybukura. Të gjithë do të kenë formën e njëjtë, formën e babait të tyre, Ademit, të gjatë gjashtëdhjetë kute.”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 3327]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se grupi i parë i besimtarëve që do të hyjnë në Xhenet do të ketë fytyra që shkëlqejnë si Hëna e plotë në netët e saj më të ndritshme, e pasuar nga ata që do të ndriçojnë si yjet më të shkëlqyeshëm në qiell. Ata do të kenë cilësi të përsosura: nuk do të urinojnë, nuk do t'i kryejnë nevojat fiziologjike, nuk do të pështyjnë dhe nuk do t'u rrjedhin hundët. Krehrit i kanë prej ari, djersa e tyre do të ketë aromë myshku, dhe shportat e tyret do të lëshojnë aromat më të mira. Bashkëshortet e tyre do të jenë hyriet sybukura. Ata do të jenë të krijuar me një pamje të përbashkët. Në dukje e ngjashme me babanë e tyre, Ademin, në formë dhe gjatësi: gjashtëdhjetë kute të lartë.

Mësime nga hadithi

  1. Vënia në dukje e përshkrimit të banorëve të Xhenetit, dhe se si ata ndryshojnë në të sipas gradave dhe veprave të tyre.
  2. Përdorimi i krahasimeve, për t'i afruar kuptimet dhe për t'i bërë ato të qarta.
  3. Kurtubiu ka thënë: "Mund të pyetet, çfarë nevoje kanë ata për krehër kur janë përjetësisht të rinj dhe flokët e tyre nuk bëhen kurrë pis? Dhe çfarë nevoje kanë ata për temjan, kur era e tyre është më e mirë se myshku?" Ai tha: "Përgjigjja është se kënaqësitë e banorëve të Xhenetit: si ngrënia, pirja, veshja dhe aromat, nuk nxiten nga dhimbja e urisë, etjes, zhveshjes apo aromave të këqija. Përkundrazi, këto janë kënaqësi të njëpasnjëshme dhe mirësi të vazhdueshme. Urtësia pas kësaj është se ata do të shijojnë gjëra të ngjashme me ato që shijonin në këtë botë."
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Indonezisht Bangalisht Më shumë (38)