عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما قَالَ:
كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدَ النَّاسِ، وَكَانَ أَجْوَدُ مَا يَكُونُ فِي رَمَضَانَ حِينَ يَلْقَاهُ جِبْرِيلُ، وَكَانَ يَلْقَاهُ فِي كُلِّ لَيْلَةٍ مِنْ رَمَضَانَ فَيُدَارِسُهُ القُرْآنَ، فَلَرَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدُ بِالخَيْرِ مِنَ الرِّيحِ المُرْسَلَةِ.
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6]
المزيــد ...
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6]
Profeti ﷺ ishte njeriu më bujar, e bujaria e tij ishte kulmore gjatë muajit Ramazan, meqë e jepte atë që kërkohej për ata që kishin nevojë. Fakti se bujaria e tij ishte kulmore janë dy shkaqe:
I pari: Takimi që e kishte me Xhibrilin (alejhi selam).
I dyti: Mësimi i Kuranit së bashku, respektivisht leximi i tij përmendsh.
Xhibrili (alejhi selam) i mësonte Profetit ﷺ çdo gjë që i qe shpallur nga Kurani, kësisoj i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më bujar, më bamirës dhe veprues i hairit, dhe më i shpejtë për t'u sjellë dobi njerëzve sesa era e mirë që e dërgon Allahu me shi e mëshirë.