1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«رُبَّ أَشْعَثَ مَدْفُوعٍ بِالْأَبْوَابِ لَوْ أَقْسَمَ عَلَى اللهِ لَأَبَرَّهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2622

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se mes njerëzve ka prej atyre që kanë flokë të çrregullt e të pluhurosur, të cilët nuk i lyejnë me vaj dhe nuk i lajnë shpesh. Ata nuk kanë pozitë në sytë e njerëzve; largohen nga dyert dhe refuzohen për shkak të përçmimit. Megjithatë, sikur të betoheshin për diçka, Allahu do ta përmbushte betimin e tyre për nder të tyre, duke ua pranuar kërkesën, dhe duke i ruajtur që betimi i tyre të mos dalë i pavërtetë, për shkak të vlerës dhe pozitës së tyre tek Allahu.

Mësime nga hadithi

  1. Allahu nuk shikon pamjen e jashtme të robit, por shikon zemrat dhe veprat.
  2. Njeriu duhet të kujdeset më shumë për veprat e tij dhe pastërtinë e zemrës sesa për trupin dhe veshjen e tij.
  3. Përulësia dhe nënshtrimi para Allahut janë prej shkaqeve të pranimit të lutjeve. Prandaj, Allahu i Lartësuar ua përmbush betimet robërve të devotshëm e të fshehur.
  4. Kjo tregon edukimin profetik ndaj njerëzve, që askush të mos e përçmojë tjetrin.

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية