1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ مَسعودٍ رضي الله عنه عن رَسولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم قال:
«الطِّيَرَةُ شِرْكٌ، الطِّيَرَةُ شِرْكٌ، الطِّيَرَةُ شِرْكٌ، -ثلاثًا-»، وَمَا مِنَّا إِلَّا، وَلَكِنَّ اللهَ عَزَّ وَجَلَّ يُذْهِبُهُ بِالتَّوَكُّلِ.

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 3915

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër tijeras (besimit në ogure të zeza), ​​që nënkupton besimin në ndjelljen e së keqes të diçkaje që dëgjohet ose shihet, përfshirë zogjtë, kafshët, njerëzit me të meta, numrat, ditët etj. Fjala tijera, që nënkupton besimin në ogure të zeza, rrjedh nga fjala “tajr”, që do të thotë “zog”, sepse në periudhën paraislame, arabët, kur dëshiron të bënin ndonjë punë, qoftë udhëtim e tregti, qofshin gjëra të tjera, e kishin zakon të lëshonin një zog. Nëse ai fluturonte në anën e djathtë, atëherë kishin mendim të mirë dhe nisnin punën që ia kishin mësyrë. Por, nëse zogu fluturonte në anën e majtë, atëherë mendonin se kjo ishte një shenjë ogurzezë, prandaj hiqnin dorë nga ajo punë. Profeti ﷺ tregoi se kjo është shirk. Besimi në ogure të zeza është shirk, për faktin se askush nuk e sjell të mirën përveç Allahut dhe askush nuk e largon të keqen përveç Tij, të Vetmit, i Cili nuk ka ortak.
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se njëfarë mendimi ogurzi mund ta godasë zemrën e një muslimani, por ai duhet ta largojë atë duke u mbështetur tek Allahu dhe duke i marrë masat.

Mësime nga hadithi

  1. Besimi në ogure të zeza është shirk, sepse në këtë mënyrë zemra lidhet me dikë tjetër përveç Allahut.
  2. Rëndësia e përsëritjes së çështjeve të rëndësishme, në mënyrë që ato të mbahen në mend dhe të skaliten në zemër.
  3. Mendimet ogurzeza i largon mbështetja në Allahun e Lartësuar.
  4. Urdhri për t'iu mbështetur vetëm Allahut dhe për ta lidhur zemrën vetëm me Të.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية