عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المؤْمنينَ رَضيَ اللهُ عنها قَالَت:
دَخَلَتْ هِنْدٌ بِنْتُ عُتْبَةَ امْرَأَةُ أَبِي سُفْيَانَ عَلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللهِ، إِنَّ أَبَا سُفْيَانَ رَجُلٌ شَحِيحٌ، لَا يُعْطِينِي مِنَ النَّفَقَةِ مَا يَكْفِينِي وَيَكْفِي بَنِيَّ إِلَّا مَا أَخَذْتُ مِنْ مَالِهِ بِغَيْرِ عِلْمِهِ، فَهَلْ عَلَيَّ فِي ذَلِكَ مِنْ جُنَاحٍ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «خُذِي مِنْ مَالِهِ بِالْمَعْرُوفِ مَا يَكْفِيكِ وَيَكْفِي بَنِيكِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 1714]
المزيــد ...

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Hind bint Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, hyri tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac, andaj nuk më jep aq sa më mjafton për vete dhe për fëmijët e mi, përveç aq sa marr vetë pa dijen e tij. A kam ndonjë mëkat për këtë? I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Merr prej pasurisë së tij aq sa është e njohur zakonisht se mjafton për ty dhe fëmijët e tu!”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 1714]

Shpjegimi

Hind bint Utbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi këshillën e Profetit ﷺ në lidhje me bashkëshortin e saj, Ebu Sufjanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte njeri koprrac dhe shumë i kujdesshëm për pasurinë e tij. Ai nuk i siguronte asaj dhe fëmijëve të saj aq sa u mjaftonte, përveçse kur ajo merrte fshehurazi nga pasuria e tij pa dijeninë e tij. Ajo e pyeti nëse kishte ndonjë mëkat mbi të për këtë. Profeti ﷺ i tha: "Merr nga pasuria e tij për veten tënde dhe për fëmijët e tu aq sa është e njohur zakonisht se mjafton, edhe pa dijeninë e tij."

Mësime nga hadithi

  1. Është detyrim që burri të sigurojë shpenzimet e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
  2. Ibn Haxheri ka thënë: "Kuptimi i fjalës së tij: "Merr prej pasurisë së tij aq sa është e njohur zakonisht se mjafton", është se ai e udhëzoi atë t'i referohej zakonit të njohur në çështjet për të cilat nuk ka përcaktim fetar."
  3. Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith përdoret si argument për lejueshmërinë e përmendjes së diçkaje për një person, që ai nuk do ta pëlqente, nëse kjo bëhet për të kërkuar një gjykim fetar, për t'u ankuar ose për arsye të ngjashme. Kjo është një nga rastet në të cilat përgojimi lejohet."
  4. Kurtubiu ka thënë: "Hindi nuk kishte për qëllim ta përshkruante Ebu Sufjanin si koprrac në të gjitha gjendjet e tij; përkundrazi, ajo përshkroi gjendjen e saj me të, se ai ishte koprrac ndaj saj dhe fëmijëve të saj. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ai ishte koprrac në përgjithësi, sepse shumë prijës veprojnë kështu me familjet e tyre, ndërsa tregohen bujarë ndaj të huajve për të fituar simpatinë e tyre."
Shfaq përkthimet
Gjuha: الإنجليزية الأوردية الإسبانية Më shumë (40)