1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤْمِنِينَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا أَنَّهَا قَالَتْ:
يَا رَسُولَ اللَّهِ، نَرَى الجِهَادَ أَفْضَلَ العَمَلِ، أَفَلاَ نُجَاهِدُ؟ قَالَ: «لَا، لَكُنَّ أَفْضَلُ الجِهَادِ: حَجٌّ مَبْرُورٌ».

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë:
"O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 1520

Shpjegimi

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e konsideronin xhihadin në rrugë të Allahut dhe luftimin e armiqve prej veprave më të mira, prandaj Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ nëse mund të luftonin edhe ato.
Kështu, Profeti ﷺ i udhëzoi ato se xhihadi më i mirë për to është haxhi i pranuar, që bëhet sipas udhëzimeve kuranore dhe profetike, i cili është i pastër nga mëkatet dhe syfaqësia.

Mësime nga hadithi

  1. Xhihadi për burrat është prej veprave më të mira.
  2. Sa u përket femrave, haxhi për to është më i mirë sesa xhihadi dhe është prej veprave më të mira për to.
  3. Vlerat e veprave dallojnë nga njëra-tjera në varësi se kush i vepron.
  4. Haxhi u quajt xhihad sepse është xhihad (përpjekje - mundim) ndaj vetes - shpirtit, për të cilin shpenzohet pasuria dhe energjia fizike. Pra, është adhurim fizik dhe ekonomik, sikurse xhihadi në rrugë të Allahut.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية