عَنْ أَنَسٍ رضي الله عنه قَالَ:
كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَغْسِلُ، أَوْ كَانَ يَغْتَسِلُ، بِالصَّاعِ إِلَى خَمْسَةِ أَمْدَادٍ، وَيَتَوَضَّأُ بِالْمُدِّ.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 201]
المزيــد ...

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se:
"Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 201]

Shpjegimi

Profeti ﷺ lahej nga xhunubllëku me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë dhe dhe merrte abdes me një palë grushte. Një saë është sa katër muddë, e një mudd është sa sasia e mbushur e dy grushteve të një njeriu mesatar.

Mësime nga hadithi

  1. Përligjja e kursimit të ujit për abdes e larje dhe mosshpërdorimi i tij, edhe nëse ka ujë.
  2. Është e rekomanduar të zvogëlohet sasia e përdormit të ujit për abdes dhe larje, aq sa është e nevojshme dhe ky është udhëzimi i Profetit ﷺ.
  3. Qëllimi është që të përmbushen (kushtet e) abdesit dhe larjes së plotë (guslit), duke i pasur parasysh sunetet dhe normat, pa shpërdorim e cungim, duke marrë parasysh kohën, bollëkun dhe mungesën e ujit etj.
  4. Xhunubllëku është një gjendje që i referohet kujtdo që ejakulon ose kryen marrëdhënie intime. Është quajtur kështu (në arabisht), sepse personi i tillë rri larg nga namazi dhe ibadetet, derisa të pastrohet nga kjo gjendje.
  5. Sai është një masë e njohur, por qëllimi është për sain e Profetit ﷺ, ku pesha e tij është 480 mithkalë grurë të mirë, ndërsa në litra i bie tri litra.
  6. Muddi është një njësi matëse fetare, e cila përfaqëson dy grushte të një njeriu me madhësi mesatare kur ai i mbush ato dhe i shtrin. Muddi, sipas pajtimit të juristëve muslimanë, është një e katërta e sait. Pra, sasia e tij është 750 mililitra.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (50)