1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”

عَنْ عَائِشَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«تَحَرَّوْا لَيْلَةَ القَدْرِ فِي الوِتْرِ مِنَ العَشْرِ الأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ».

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte:
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2017

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka inkurajuar që të jemi të zellshëm në kërkimin dhe përpjekjen për ta kapur Natën e Kadrit, duke shtuar veprat e mira. Ajo ka më shumë gjasa të jetë gjatë netëve tek të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit çdo vit, që janë: nata e 21-të, 23-të, 25-të, 27-të dhe 29-të.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Natës së Kadrit dhe inkurajimi për ta kërkuar atë.
  2. Nga urtësia dhe mëshira e Tij, Allahu e ka fshehur këtë natë në mënyrë që njerëzit të jenë të zellshëm në adhurim, duke e kërkuar atë, në mënyrë që shpërblimi i tyre të jetë i shumtë.
  3. Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ka më shumë gjasa të jetë në netët teke.
  4. Nata e Kadrit është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Ajo është nata në të cilën Allahu i Lartësuar ia zbriti Kuranin Profetit ﷺ. Allahu e bëri këtë natë më të mirë se një mijë muaj për nga begatia, rëndësia e saj e madhe dhe ndikimi i madh i veprave të mira që kryhen në të.
  5. Ajo u quajt “Nata e Kadrit”, me “d”-në e pazëshme, ose për shkak të nderit dhe vlerës së saj, ashtu siç thuhet: “filani ka kadr (vlerë, pozitë) të madhe”, dhe kështu shtimi i fjalës “natë” është lidhje e diçkaje me cilësinë e saj, domethënë nata fisnike, duke nënkuptuar pozitën, madhështinë dhe gradën e lartë të saj. Allahu i Lartësuar thotë: "Vërtet, Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar." (Ed Duhan, 3) Ose, emërtimi mund të rrjedhë nga fjala “takdir” (caktim), që do të thotë se kjo është nata, në të cilën përcaktohet caktimi për vitin. Allahu thotë i Lartësuar thotë: "Në atë (Natë) përcaktohet çdo çështje e urtë." (Ed Duhan, 4)

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية