عن عائشة رضي الله عنها قالت:
كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَذْكُرُ اللهَ عَلَى كُلِّ أَحْيَانِهِ.

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 373]
المزيــد ...

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 373]

Shpjegimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ i kushtonte shumë rëndësi përmendjes së Allahut të Lartësuar dhe se ai e përmendte Allahun e Lartësuar në çdo kohë, vend dhe situatë.

Mësime nga hadithi

  1. Për përmendjen e Allahut të Lartësuar nuk kushtëzohet pastrimi nga papastërtia e vogël (të qenët pa abdes) dhe nga ajo e madhe (të qenët xhunub).
  2. Profeti ﷺ në vazhdimësi e përmendte Allahun e Lartësuar.
  3. Inkurajimi që Allahu i Lartësuar të përmendet shpesh në çdo kohë, duke ndjekur kështu shembullin e Profetit ﷺ, me përjashtim të rasteve kur ai përmbahej nga dhikri, siç është kryerja e nevojave fiziologjike.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (62)
Më shumë