Kategoria:

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ سَعْدِ بْنِ مَالِكِ بْنِ سِنَانٍ الخُدْرِيّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا ضَرَرَ وَلَا ضِرَارَ».

[حسن] - [رواه ابن ماجه، والدارقطني، وغيرهما مسندًا] - [الأربعون النووية: 32]
المزيــد ...

Ebu Seid Sad ibën Malik ibën Sinan Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"S'ka as dëm e as dëmtim."

[Hadith hasen] - [رواه ابن ماجه والدارقطني وغيرهما مسندًا] - [الأربعون النووية - 32]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij, duhet të shmanget nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që nuk i lejohet askujt që të dëmtojë veten apo të tjerët pa dallim. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë zbatimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), pa e tepruar.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i ndëshkimit me më shumë sesa që ka bërë dëm.
  2. Allahu nuk i urdhëroi robërit e Tij diçka që u bën dëm.
  3. Hadithi shërben si rregull për ndalimin e dëmtimit të vetes dhe të tjerëve me fjalë, vepra apo mosveprim.
  4. Prej rregullave të ligjit islam është: "Dëmi duhet mënjanuar." Pra, ligji islam nuk e aprovon dëmin, përkundrazi e refuzon dëmtimin.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (53)
Kategoritë
Më shumë