1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër

عَنْ عَلِيٍّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ أَصَابَ حَدًّا فَعُجِّلَ عُقُوبَتَهُ فِي الدُّنْيَا فَاللَّهُ أَعْدَلُ مِنْ أَنْ يُثَنِّيَ عَلَى عَبْدِهِ العُقُوبَةَ فِي الآخِرَةِ، وَمَنْ أَصَابَ حَدًّا فَسَتَرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ وَعَفَا عَنْهُ فَاللَّهُ أَكْرَمُ مِنْ أَنْ يَعُودَ فِي شَيْءٍ قَدْ عَفَا عَنْهُ».

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër. Dhe kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim, por Allahu ia mbulon atë dhe ia fal, Allahu është më Bujar se që t'i kthehet asaj që tashmë e ka falur.”

Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe Suneni i Tirmidhiut - 2626

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se nëse dikush kryen një mëkat që kërkon zbatimin e një dënimi të përcaktuar ligjërisht (ar. hadd), si zinaja ose vjedhja, dhe ai dënohet për të në këtë botë, atëherë ky dënim e shlyen mëkatin dhe e liron nga ndëshkimi i tij në botën tjetër. Kjo sepse Allahu është tepër Bujar dhe Mëshirues për t’i bashkuar dy dënime për të njëjtin mëkat mbi robin e Tij. Po ashtu, nëse Allahu ia mbulon dikujt mëkatin në këtë botë dhe ai nuk dënohet për të, e pastaj Allahu ia fal dhe e amniston atë, atëherë Allahu i Lartësuar është tepër Fisnik dhe Bujar për t’u kthyer e për ta ndëshkuar për një mëkat që tashmë ia ka falur dhe amnistuar.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith tregon drejtësinë, bujarinë dhe mëshirën e madhe të Allahut.
  2. Zbatimi i dënimit të përcaktuar ligjërisht (ar. hadd) në këtë botë e shlyen mëkatin.
  3. Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar një dënim ligjor (ar. hadd), duhet të mbulohet me mbulimin e Allahut dhe të nxitojë të pendohet sinqerisht.

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية