عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«أَرَأَيْتُمْ لَوْ أَنَّ نَهَرًا بِبَابِ أَحَدِكُمْ يَغْتَسِلُ فِيهِ كُلَّ يَوْمٍ خَمْسًا، مَا تَقُولُ ذَلِكَ يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ؟» قَالُوا: لَا يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ شَيْئًا، قَالَ: «فَذَلِكَ مِثْلُ الصَّلَوَاتِ الخَمْسِ، يَمْحُو اللَّهُ بِهِ الخَطَايَا».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 528]
المزيــد ...

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) duke thënë:
“Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?! Të pranishmit thanë: 'Nuk do të mbetej asnjë papastërti në trupin e tij!' Ai tha: 'Ky është dhe shembulli i namazeve me të cilat Allahu shlyen mëkatet.'”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 528]

Shpjegimi

Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) i përngjasoi pesë namazet e ditës dhe të natës në shlyerjen e mëkateve dhe gabimeve të vogla me një lumë që rrjedh para derës së shtëpisë së njeriut, ku ai lahet pesë herë në ditë dhe nga kjo në trupin e tij nuk mbetet asnjë papastërti.

Mësime nga hadithi

  1. Kjo vlerë është specifike për shlyerjen e mëkateve të vogla. Ndërsa, për mëkate të mëdha duhet të pendohemi patjetër.
  2. Vlera e faljes së pesë namazeve dhe kujdesi ndaj tyre, duke i plotësuar kushtet që janë para se futemi në namaz dhe kushtet që janë brenda në namaz dhe duke i kryer veprimet e detyrueshme dhe veprimet e pëlqyeshme.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (54)