+ -

عَنْ أُمِّ حَبِيبَةَ رضي الله عنها زَوْجِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالت: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ حَافَظَ عَلَى أَرْبَعِ رَكَعَاتٍ قَبْلَ الظُّهْرِ وَأَرْبَعٍ بَعْدَهَا حَرَّمَهُ اللَّهُ عَلَى النَّارِ».

[صحيح] - [رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد] - [سنن الترمذي: 428]
المزيــد ...

Umu Habibja, gruaja e Profetit ﷺ, transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Atë që i fal rregullisht katër rekate para drekës dhe katër pas saj, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit."

[Ky hadith është sahih] - [رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد] - [Suneni i Tirmidhiut - 428]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e përgëzoi atë që i fal katër rekate nafile (vullnetare) para namazit të drekës dhe katër rekate nafile pas tij, duke i falur ato në vazhdimësi, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit.

Mësime nga hadithi

  1. Preferohet që rregullisht të falen katër rekate para namazit të drekës dhe katër pas tij.
  2. Namazet sunet që falen para namazit të detyrueshëm kanë disa dobi: njëra prej tyre është përgatitja e vetes për adhurim para fillimit të namazit të detyrueshëm. Sa i përket atyre që falen pas namazit të detyrueshëm, një prej dobive të tyre është plotësimi i mangësive që mund të ndodhin gjatë namazit të detyrueshëm.
  3. Namazet e rregullta ditore që janë sunet kanë dobi të mëdha, si: shtimi i veprave të mira, shlyerja e mëkateve dhe ngritja e shkallëve.
  4. Rregulli bazë i Ehlu Sunetit në lidhje me hadithet e premtimit hyjnor, si ky hadith, është që ato të interpretohen duke iu referuar atyre që vdesin në teuhid (besimit të drejtë, duke mos i shoqëruar Allahut asgjë në adhurim). Kuptimi i synuar është se ata nuk do të mbeten në zjarrin e Xhehenemit përjetësisht, sepse mëkatarët monoteistë e meritojnë ndëshkimin, por nuk do të dënohen përherë në zjarrin e Xhehenemit, nëse ata ndëshkohen.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Nepalisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet