عن عائشةَ أُمِّ المُؤْمِنينَ رضي الله عنها:
أن النبي صلى الله عليه وسلم كان لا يَدع أربعا قَبل الظهر وركعتين قبل الغَدَاة.

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 1182]
المزيــد ...

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut.

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 1182]

Shpjegimi

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se Profeti ﷺ zakonisht i falte namazet nafile (vullnetare) në shtëpinë e saj pa i lënë kurrë ato: katër rekate me dy selame para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.

Mësime nga hadithi

  1. Është e preferuar që rregullisht të falen katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.
  2. Është më e preferuar që sunetet e rregullta ditore të falen në shtëpi, dhe për këtë arsye Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar për to.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (44)