+ -

عَنْ مَالِكِ بْنِ أَوْسِ بْنِ الْحَدَثَانِ أَنَّهُ قَالَ: أَقْبَلْتُ أَقُولُ مَنْ يَصْطَرِفُ الدَّرَاهِمَ؟ فَقَالَ طَلْحَةُ بْنُ عُبَيْدِ اللهِ وَهُوَ عِنْدَ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رضي الله عنهما: أَرِنَا ذَهَبَكَ، ثُمَّ ائْتِنَا، إِذَا جَاءَ خَادِمُنَا، نُعْطِكَ وَرِقَكَ، فَقَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: كَلَّا، وَاللهِ لَتُعْطِيَنَّهُ وَرِقَهُ، أَوْ لَتَرُدَّنَّ إِلَيْهِ ذَهَبَهُ، فَإِنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«الْوَرِقُ بِالذَّهَبِ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ، وَالْبُرُّ بِالْبُرِّ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ، وَالشَّعِيرُ بِالشَّعِيرِ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ، وَالتَّمْرُ بِالتَّمْرِ رِبًا، إِلَّا هَاءَ وَهَاءَ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 1586]
المزيــد ...

Malik ibn Eus ibn Hadethani tregon: "Vajta te disa dhe u thashë: "Kush shet dërhemë?" Atëherë Talha ibn Ubejdullahu, i cili ishte tek Omer ibn Hatabi, tha: "Na e trego arin tënd (lëre këtu), pastaj eja te ne, që, kur të na vijë shërbëtori ynë, ta japim argjendin që të takon." Atëherë Omer ibn Hatabi tha: "Jo, assesi! Për Allahun, ose jepja argjendin në dorë, ose ktheja arin e vet, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Këmbimi i argjendit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë dhe këmbimi i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehen dorë me dorë.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 1586]

Shpjegimi

Tabiini, Malik ibn Eusi tregon se kishte disa dinarë ari dhe dëshironte t’i shkëmbente me dërhemë argjendi. Talha bin Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: "Na jep dinarët e tu që t’i shoh!" Pasi vendosi për blerjen e tyre, i tha: "Hajde tek ne kur të vijë shërbëtori ynë më vonë, që të të japim dërhemët e argjendit." Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte i pranishëm në atë mbledhje dhe e kundërshtoi këtë lloj marrëveshjeje. Ai iu përbetua Talhasë që t’ia jepte argjendin menjëherë ose t’ia kthente arin që kishte marrë prej tij, si dhe ia shpjegoi arsyen, duke thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ kishte thënë që shkëmbimi i argjendit me ar, ose anasjelltas, duhet të kryhet dorë më dorë dhe menjëherë, përndryshe, një marrëveshje e tillë konsiderohet si kamatë e ndaluar dhe tregti e pavlefshme. Ai sqaroi më tej se ari nuk duhet të shitet për argjend, as argjendi për ar, përveçse dorë më dorë, dhe duke marrë menjëherë të dyja palët atë që shkëmbejnë. Po ashtu, nuk lejohet të shitet gruri me grurë, elbi me elb, apo hurmat me hurma, përveçse në mënyrë të barabartë, peshë për peshë, sasi për sasi, e dorë më dorë. Gjithashtu, nuk lejohet që këto të shkëmbehen, duke marrë diçka tani, për t'i dozëzuar diçka me vonesë, as të ndahen palët para se të dorëzohet malli i shkëmbyer

Mësime nga hadithi

  1. Kategoritë e përmendura në këtë hadith janë pesë: ari, argjendi, gruri, elbi dhe hurmat. Nëse tregtia ndodh brenda të njëjtës kategori, duhet të përmbushen dy kushte që të jetë e vlefshme. Marrja e dorëzimi në të njëjtin vend të aktmarrëveshjes dhe barazia në peshë, si në rastin e shkëmbimit të arit me ar. Përndryshe, kjo konsiderohet kamatë e shtesës (ar. riba elfadl). Ndërsa, nëse kategoritë janë të ndryshme, si për shembull argjendi me grurë, atëherë kërkohet vetëm një kusht për vlefshmërinë e aktmarrëveshjes: marrja e dorëzimi i çmimit në vendin e aktmarrëveshjes. Përndryshe, kjo konsiderohet kamatë e vonesës (ar. riba en nesie).
  2. Me "vendi i kontratës" nënkuptohet vendi ku ndodh shkëmbimi/tregëtia, qoftë kur palët janë ulur, duke ecur, apo duke qenë mbi kafshë ose mjete transporti. Ndërsa me "ndarje" nënkuptohet çdo largim që, sipas zakonit të njerëzve, konsiderohet si ndarje.
  3. Ndalimi në hadith përfshin të gjitha llojet e arit, qofshin të shndërruara (në monedha) apo jo, si dhe të gjitha llojet e argjendit, qofshin të shndërruara apo jo.
  4. Monedhat bashkëkohore duhet të trajtohen sipas rregullave të shkëmbimit të arit me argjend. Pra, nëse dëshiron të shkëmbesh një monedhë me një tjetër, si për shembull rijal (saudit) me euro, lejohet të ketë dallim në vlerë sipas marrëveshjes së palëve, por është e domosdoshme që marrja e dorëzimit të bëhet në vendin e shitjes. Përndryshe, marrëveshja bëhet e pavlefshme dhe ky transaksion konsiderohet kamatë e ndaluar.
  5. Transaksionet kamatore nuk lejohen dhe kontrata e tyre është e pavlefshme, edhe nëse të dy palët bien dakord, sepse Islami ruan të drejtat e individit dhe të shoqërisë, edhe nëse vetë individi heq dorë prej tyre.
  6. Ndalimi i së keqes dhe pengimi i saj për këdo që ka mundësi ta bëjë këtë.
  7. Përmendja e argumentit gjatë ndalimit të së keqes, ashtu siç veproi Omer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet
Më shumë